Connect with us

Ferizaj

USHAF me programe master, mungon energjia e ripërtëritshme

Published

on

Me fillmin e vitit 2019, Këshilli Shtetëror i Cilësisë kishte mbyllur disa programe të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, duke lënë kështu vetëm dy programe të akredituara. 
Pas reagimit të rektoratit të këtij Universiteti, ishin rikthyer programet e Inxhinierisë Industriale, Informatikës dhe Menaxhmentit të Hotelerisë e Turizmit.
Agron Bajraktari, rektor, tha se përveç katër programeve mësimore që tani zhvillohen në këtë universitet, është në pritje të akreditimit të edhe disa programeve të reja:

“Për opinionin kemi këtë lajm, se të gjitha programet të cilave u është tërhequr akreditimi, të gjitha kanë marrur vlerësim pozitiv nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, që do të thotë se nuk ka asnjë program që i është tërhequr akreditimi. Njëkohësisht kemi në proces të akreditimit 5 programe të reja, ku kanë kaluar fazën e vlerësimit të stafit akademik mbi atë se stafi akademik është adekuat për këto programe, dhe janë tri programe në nivelin master dhe dy programe në nivelin bachelor. Ne si Universitet për herë të parë do të kemi studime master në tri drejtime, dhe do të kemi rikthimin e programit Menaxhment Industrial të nivelit bachelor, dhe do të kemi drejtimin e ri Dizajn Grafik dhe Multimedia, që do të jetë drejtim i ri pranë institucionit tonë” – tha rektori Bajraktari.

Nebi Jashari, inxhinjer me përvojë shumëvjeçare dhe kuadër i përgatitur në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Rjekës në Kroaci dhe në Universitetin Teknik të Berlinit, thotë se krahas ambicieve që janë shfaqur  në fillet e themelimit, Univerisiteti i Ferizajt ende nuk ka arritur nivelin e kërkuar të performancës.

“Para disa viteve kur është themeluar Universiteti i Ferizajt, nuk e kam përkrahë pa rezerva, për shkak të mungesës së kuadrove. Edhe sot mendoj se duhet një sistem i avancimit gradual me u bë në mënyrë që të përgaditen edhe kuadrat edhe kushtet tjera teknike për realizimin e gjithë atyre ambicieve që i ka ky universitet. Unë në librin tim përmendi që në Ferizaj nga një shkollë e lartë teknike po formohet një universitet që pretendon të bëhet modern. Mendoj që nuk është arritur kjo, por që ka qëllime të mira që të arrihet kjo”, tha Nebi Jashari.

Jashari thotë se brenda programeve duhet të bëhen disa reforma, pasiqë mungojnë disa lëndë që i kërkon tregu.

“Fakulteti i Makinerisë që ka qenë si shkollë e lartë teknike është shndërruar më tepër në një fakultet ekonomik se sa në një fakultet teknik. Kjo për arsye se ndoshta edhe tregu e kërkon, njerëzit janë joshur pas drejtimeve ekonomike, juridike e menaxhment për me ardhë deri tek një diplomë, në pamundësi  të shkollimit të mirëfilltë. Mendoj që edhe në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike është lënda që quhet edhe Informatikë, ka nevojë edhe aty që të bëhen reforma. Mendoj se aty duhet të futen lëndët siç janë konstruksioet metalike, konstruksionet e skeleve, siguria gjatë punëve në ndërtimtari, siguria gjatë saldimit. Në anën tjetër, mendoj që për inxhinieri është e nevojshme të futet energjetika, energjetika e ripërtritshme, duke marrur këtu energjinë solare, të ujit, biotermike, të cilat fatkeqësisht nuk janë futur si lëndë, edhepse tregu ka nevojë për të gjitha këto, e jo për një diplomë formale që e arrin një inxhinier” – u shpreh  në fund Jashari

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, vitin e kaluar kishte pranuar 410 studentë në katër programe të studimeve.  Sipas drejtuesve të këtij universiteti, me hapjen e programeve të reja planifikohet të pranohen rreth 900 studentë të ri gjatë vitit të ri akademik 2019/2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending