Connect with us

Ferizaj

Shkronja E në shesh, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale

Published

on

Dhjetëra gra ishin mbledhur sot në objektin e Komunës së Ferizajt, për të përkrahur projektin #forheroines”, i cili u dedikohet 20.000 grave që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo iniciativë e Batalionit të Atlantikut ka për qëllim të bëjë thirrje që drejtësia për këto viktima të vihet në vend.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, e ka quajtur si iniciativë të qëlluar, duke thënë se është momenti i fundit që t’u jepet mbështetja e duhur, tani kur ato janë duke zhvilluar betejën për të drejtat e tyre.

“Gjatë luftës së fundit jo vetëm që humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm por edhe më keq, u dhunuan shumë gra duke lënë pas një luftë të papërfunduar me vite. Gjatë luftës në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si një instrument terrori. Përdhunimi ishte përdorur me qëllim të shaktërrimit të familjeve, por kjo nuk i bëri ato gra të dorëzohen asnjëherë, ne dëshmuam se jemi të fortë dhe mbështesim njëri tjetrin” , – tha kryesuesja Gashi-Bytyqi.

Artiola Kajtazi, përfaqësuese e organizatës “Nisja, Zhvillohu” që është pjesë e këtij projekti, tha se gjatë luftës së fundit afro 20.000 gra ishin viktima të dhunës seksuale, dhe se bota duhet ta dijë që  Kosova nuk i ka harrur viktimat e veta të luftës.

“Lufta e fundit përmban dhimbje dhe vuajtje. 20.000 gra u dhunuan nga kjo lufte, 20 vite me vonë akoma nuk është vënë drejtësia, shumë nga to kërkojnë drejtësi, ndërsa disa nga to kanë zgjedhur të heshtin,  pasi nuk kane edhe perkrahje institucionale.

Inciativa #forheroines, ka qëllim që të përcjellë mesazhin nëpër botë se Kosova nuk i ka harruar këto viktima”,- tha Kajtazi.
Pjesë kryesore e këtij projekti është aktiviteti i shpërndarjes së shtatë karaktereve “# F O R H E R” në qytetet kryesore të Kosovës, dhe në ato karaktere në shenjë solidarizimi me gratë e prekura nga kjo dukuri do të vendosen vathë. Në qytetin e Ferizajt nesër do të vendoset shkronja E, e cila do të qëndrojë në sheshin kryesor për 6 ditë me radhë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending