Connect with us

Ferizaj

Hasan Elezi kërkon mbrojtje nga shteti

Published

on

Hasan Elezi, pronar i parcelës që është pranë oborrit të shkollës në fshatin Prelez të Jerlive, për të cilën disa herë pat protesta nga një grup qytetarësh, po akuzon institucionet e rendit dhe të sigurisë, se nuk po i ndihmojnë atij që ta gëzojë pronën e tij, edhepse për këtë ka vendim nga gjykata. Elezi, thotë se ka një javë që ka filluar ta kufizojë parcelën e tij, mirëpo policët e Ferizajt në vend se ta mbrojnë atë, u kanë rekomanduar punëtorëve të tij që ti ndërpresin punimet “për t’i ikur belasë”.


 “Gjykata na e ka leju, komuna na e ka leju, drejtoria e Urbanzimit na ka dhënë leje që mundemi me bë ndarjen e parcelës tonë, fshatarët thonë se nuk është e jotja. Shteti neve na detyron me dale aty duke na thënë “Dilni ju se ne vijmë, dhe vijnë pas 40 minutave dy policë,  madje i kanë thënë punëtorit tonë “pse po del këtu me ba bela”, do të thotë ne nuk jemi të sigurtë në pronën tonë. Kërkoj me çdo kusht të lirohet prona ime, nëse nuk lirohet prona ime nga shteti, nuk di kah të kërkoj ndihmë tjetërkund. Unë do t’i drejtohem prokurorisë dhe kryetarit, pasi nuk shkon më kjo kështu, e pesta herë që policia neve nuk na ndihmon a në realitet na thotë dilni se ju ndihmojmë, do të thotë ne nuk jemi të sigurt nga policia” – tha Elezi.

Elezi thotë se ai i ka dokumente se Komuna nuk ka qenë e interesuar që të shpronësojë pronën e tij, dhe se për ndërtimin e rrethojës ai ka marrë pëlqim nga drejtoria e urbanizmit.

“Ofertat që mi kanë dhënë i kam të gjitha me shkrim se Komunës nuk i intereson me arsyetim se mjafton oborri që ka shkolla.  Një fshat i tillë ka gabime të mëdha pasi me shpronësimin e tokave tona kanë mundur të kenë një shkollë të re me 1,5 milion siç e precizojnë disa banorë, ata kanë mundur të ndërtojnë një shkollë të re, por ata kanë vetëm interes të na pengojnë. Në bazë të intervistave që kanë dhënë fshatarët thojnë që kjo tokë ka vlerë 1.5 milion euro e gjysmë, dhe nëse ka këtë vlerë unë nuk e kam njet me fal se është e imja. Nëse dojnë ata me shpronësu, unë jam i gatshëm, nëse jo, le të ma lirojnë pronën time”- tha Elezi.

Pronari legjitim i tokës pranë oborrit të shkollës në fshatin Prelez i Jerlive, që e kishte blerë atë nga AKP-ja, thotë se ai do të ndërtojë një objekt aty porse nuk do të pengojë shkollën.

‘Unë du me nda parcelën, du me ba dicka me ligjin e shtetit që mos me pengu shkollën ,me maru një objekt dhe mos me pengu shkollën, unë do ta bëjë me norma të shtetit jo të miat. Shteti e ka shitë vetë ,unë nuk e kam vjedhë këtë tokë. Këto janë klithmat e mia të fundit, ata duhet t’i qëndrojnë prapa kësaj pune” – tha Elezi.

Për këtë rast, policia e Ferizajt përmes telefonit është deklaruar se njësitet e këtij stacioni  i kanë dalë në ndihmë këtij pronari madje ka arrestuar edhe qytetarë, mirëpo sipas zëdhënësit rajonal togerit Agim Gashi, policia nuk mund ta ruajë pronën e këtij qytetari 24 orë në ditë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending