Connect with us

Ferizaj

LDK kërkon kthimin e ekskurzioneve për maturantë

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj po akuzon qeverisjen lokale se po i privon maturantët e shkollave të mesme të Ferizajt nga e drejta për të shkuar në ekskursione.
Ramadan Baliu tha se komuna me këtë veprim po i shkel udhëzimet administrative të MASHT-it.

“Çështja e ekskursionit është e rregulluar me udhëzimin administrativ të MASHt-it me numër 35 ku parashifet qartë se në cilën formë duhet të organizohet ekskursion për nxënës, e që drejtoria komunale e arsimit në vitin ekaluar ka bërë shtyerjen e tij, megjithatë nxënësit edhe dy javë kanë mësim të rregullt dhe nuk ka asnjë lëvizje për ta bërë ekskursion. Ne konsiderojmë se janë bërë dy shkelje, e para është e drejtë elementare e nxënësve dhe shkelja e dytë është se po shkelet ligji që rregullon shumë mirë ekskursionet”, tha Baliu.

Në këto akuza të opozitës, drejtori i arsimit komunal, Afrim Llabjani, tha se ekskursionet në Shqipëri janë ndalur pasiqë po bëhen keqpërdorime të ndryshme, njëkohësisht është respektuar kërkesa e profesorëve dhe e këshillit të prindërve me të njejtin qëndrim.

“Kërkesa dhe vendimi ka ardhur nga Këshilli i Prindërve, dhe si rezultat i këtyre bisedimeve, ne kemi marrë një vendim duke u bazuar në vendimin e këshillit të prindërve që ekskursionet të ndërpriten, sepse nuk e kishin atë karakter për të cilin janë të thirrura, dhe ne kemi raste të shumëta që në këto ekskursione ka pasur keqpërdorime. Ne besojmë që edhe ministria do të nxjerrë udhëzime të reja për këtë çështje, ne e dimë që ju takon një e drejtë e tillë, por nga bashkëbisedimet që kemi pasur me maturantë e mësimdhënës, kemi parë që disponimi i tyre nuk është për të shkuar. Ne kemi pasur edhe nënshkrime nga kujdestarë të klasëve që kanë bërë kërkesë tek ne që mos të organizohen këto ekskursione.  Mendoj se këto ekskursione do tu shkonin në lëvërdi disa drejtorëve të shkollave e mësidhënësve, dhe kompanive të ndryshme që e kanë për përfitime të veta”, tha Llabjani.

     Në shtator të vitit të kaluar drejtoria e arsimit e Ferizajt pat sjellur vendim për shtyerje të ekskursionit vjeshtor, ndërkaq ky vendim pat zgjuar protesta dhe bojkot të mësimit nga ana e disa maturantëve të shkollave të mesme të Ferizajt.    

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending