Connect with us

Ferizaj

Dëshmitari Mehmeti: Kam nënshkruar listën e pjesëmarrjes, jo raportin final

Published

on

Përkundër që ishte anëtar i komisionit për shqyrtim të ankesave dhe peticioneve që ishin bërë për Planin Zhvillimor Komunal, Ismail Mehmeti nuk ishte në dijeni se për rrugën “Astrit Bytyqi”, ekzistonte më shumë se një peticion. Kështu u deklarua ai në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën e Ferizajt, ndaj ish-drejtorit të urbanizmit Faik Grainca, i cili po akuzohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka falsifikuar dokument zyrtar gjatë procesit të hartimit të PZHK-së së Ferizajt në vitin 2017.
Mehmeti, i cili e përfaqësonte drejtorinë e shërbimeve publike të Ferizajt në hartimin e PZHK-së, tha se në mbledhjen e 9 Gushtit të 2017-së, edhepse në raport shkruan se është bërë shqyrtimi i peticioneve, ai dëshmoi se një shqyrtim i tillë nuk është bërë.  Madje ai në gjykatë deklaroi se drejtori i urbanizmit asokohe kishte prezentuar  vetëm peticionin e Arben Kurteshit që ishte për ndërtim të lartë, duke mos ia prezentuar anëtarëve të komisionit edhe peticonin e pronarëve të shtëpive që e kërkonin mbetjen e zonës së ndërtimit të ulët.

“Kur janë shqyrtuar peticionet dhe mënyra si janë shqyrtuar ato në komision?”, pyeti prokuri Burim Çerkini .

” E nënshkrujta së pari edhe ata kishin pas filluar mbledhjen, drejtori e ka nxjerrë një listë të peticioneve, edhe u arsyetojke me thënien një peticion nga qytetarët e lagjes për ndërtim të lartë, duhet me arsyetim se në shumë rrugë të tjera po ndërtohen banesa kolektive, dhe këtu nuk ka mundësi për 700 vjet me ndërtu banesë banorët, kështu që i japin pronat. Ndërsa listë kontra unë për veti nuk kam parë, vetëm nëse është shqyrtuar më herët. Edhe këtë në dorë nuk e kam pasur, është arsyetuar me shifra, sa kanë qenë nuk e di”, tha dëshmitari Mehmeti para trupit gjykues.

“Momentin që është nxjerrë peticioni pro, thatë se drejtori e ka çuar një listë me nënshkrime, më shumë ka pasur shifra, a janë verifikuar ata numra apo janë marrë si të mirëqenë?”, pyeti prokurori Çerkini.
“Në atë mbledhje jo, në atë mbledhje nuk ka pasur, asnjë emër nuk e kam dëgjuar, dhe sot e kësaj dite nuk e di se kush është palë kundërshtuese dhe fituese aty, unë nuk e kam mbërri, ndoshta është shqyrtu paraprakisht” – tha Mehmeti.


Pos që dëshmitari Mehmeti nuk kishte parë peticione të tjera, ai dëshmoi se nuk kishte nënshkruar asnjë raport përfundimtar, dhe se nënshkrimin e kishte dhënë në listën e pjesëmarrjes të takimit. Pala e dëmtuar i prezantoi atij raportin e shqyrtimit final ku figuronte edhe nënshkrimi i tij.

“Më datën 30.05 në raportin e shqyrtimit ku na e keni refuzuar peticionin është nënshkrimi juaj, poashtu edhe më datën 09.08, prap del se ju keni nënshkruar?”, pyeti  Imri Haliti, përfaqësues i peticionit të banorëve të rrugës “Astri Bytyqi”.

“Ndoshta në fund të mbledhjes e kam zënë edhe e kam nënshkru që kam marrë pjesë sadopak, por nuk i mbaj mend. Unë kam mbërri i fundit, kam nënshkru si zakonisht si pjesëmarrës” – tha Mehmeti

“Po thu që kur ke hi aty ke nënshkru, tani pyetjet janë duke të t’u parashtruar për raport?”, pyeti gjyqtari  Sahit Krasniqi.

“Raport nuk kam parë me sy, veç kam nënshkruar sikurse ditën e parë kur ka filluar PZHK, jemi nënshkruar si pjesëmarrës, dhe ashtu kam mendu që edhe ajo mbledhje është vazhdimësi e PZHK-së”,tha Mehmeti.


Pas kësaj deklarate reagoi edhe i akuzuari Grainca, i cili tha se po tentohet të hutohet dëshmitari.

“Dëshmitari nga ana e prokurorit dhe palës së dëmtuar, po bëhet përpjekje që të hutohet. Më datën 09.08 Ismail, nuk flitet për raport, por flitet për një procesverbal. Thatë disa herë se unë e kam përkrahur mendimin e ekspertëve dhe pasi e kam përkrah e kam votu dhe e kam nënshkru, këtu është nënshkrimi i yt por nuk flitet për raport por për procesverbal të datës 09.08”, – tha Grainca.


“Më kujtohet fjalimi i yt drejtor, kur je dalë me peticion kurse nënshkrimi është deponu para se me marrë fjalën e peticionit e kam fjalën”,tha Mehmeti.

“E ke fjalën për nënshkrimin që je ardhë në mbledhje”,
“Po”,tha Ismaili.

“ Nënshkrimi është bërë vetëm kur është ardhur në mbledhje dhe jo pas arsyeshmërisë, kjo duhet të sqarohet, jo edhe kur ka dalë, apo pas vendimit unanim ?” – pyeti Prokurori.

“Vetëm kur jam hyrë, më nuk kam nënshkruar.” tha Mehmeti

. Seanca e radhës do të vazhdojë pas dy ditësh, ku në radhë është dëshmia e Bekim Idrizit, si anëtar i komisionit komunal për shqyrtim të ankesave në PZHK.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending