Kamioni i “Bardhit” lëndon tre persona në qendër të Ferizajt

Tre persona morën lëndime pasi nje kamion transportues godet veturën e tyre në udhëkryqin afër shkollës” Tefik Çanga” pasditën e sotme.
Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ndodhi kur shoferi i kamionit të kompanisë ndërtimore “Bardhi” kishte bërë kthim te palejuar nga shiriti i mesēm, duke e prerë nga anash veturën ne shiritin fqinj, me ç’rast ishin lënduar vozitësja e automjetit, dhe dy bashkudhëtaret e saj. Zëdhënësi i policisë së Ferizajt, togeri Agim Gashi njoftoi se të lënduarat pas trajtimit në emergjencën e Ferizajt janë lëshuar për në shtëpi, ndërsa rasti është proceduar me procedurë të rregullt. Burime nga emergjenca e Ferizajt bējnë të ditur se vozitësja e automjetit të aksidentuar ishte shtatëzënë. (FOTO: Ferizajpress)

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.