Connect with us

Ferizaj

Votohet korniza afatmesme buxhetore e Ferizajt

Published

on

Kuvendi komunal i Ferizajt me shumicë votash miratoi sot kornizën afatmesme buxhetore për vitin 2020-2022. Këtë dokument, që parasheh projektet me financa të planifikuara për këtë periudhë kohore, para asambleisteve e prezentoi kryetari Agim Aliu. Ai tha se rritja buxhtore për këtë periudhe kohore, si dhe planifikimi i këtij dokumenti në bazë të kërkesave te qytetarëve është ajo që e karaketrizon këtë kornizë buxhetore.

Dokumenti që sot keni para vetes, korniza afatmesme buxhetore 2020 – 2022 është adresa e kërkesave qytetare. Habitati i nevojave të shprehura ndër vite për reformën rrënjësore dhe zhvillimin, ku të gjithë nga ne dalim të fituar dhe masim progresin në ecjen tonë përpara. Fryma e planifikimit strategjik që manifestohet në secilën nga projektet tona, të shkruar e zeza mbi të bardhë në këtë dokument është paraprijëse e një procesi tjetër, profil i lartë i rëndësisë publike hartimi i buxhetit për vitin 2020-2022 për të cilin ne jemi vullnetplotë e këmbëngulës në zbatimin e tërësishëm të objektivave që burojnë nga platforma ime qeverisëse. – tha në fjalimin e tij kryetari Aliu

Por, kështu nuk po mendon opozita.  LDK dhe Vetëvendosje patën reagime dhe kritika të shumëta për këtë kornizë buxhetore. Njëra nga vërejtet qe i pat shefi i grupit të Vetëvendosjes, Enver Haliti është fakti që ky dokument strategjik, parasheh ulje te shpenzimeve për investime kapitale si dhe rritje te buxhetit në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.

“Për çudi, kemi rritje të kategorisë Mallra dhe Shërbime të këtij buxheti me të vetmin qëllim që qytetarët tani më e dinë, që ky ekzekutiv ka rritur numrin e personave me kontrata në vepër në 450 persona dhe ngritja e kësaj kategorie për Mallra dhe Shërbime është me të vetmin qëllim që të paguhen militantët partiakë që është stërngarkuar administrata komunale dhe kompanitë publike me militantë partiakë dhe e vetmja formë dhe nga i vetmi pozicion buxhetor ku mund të paguhen këta persona me kontratë në vepër është kategoria Mallra dhe Shërbime. Për këtë arsye kemi edhe rritjen e kësaj kategorie me 1.175.864€” – tha në diskutimin e tij, Enver Haliti nga Vetëvendosje.

 
Ndërkaq, për Muharrem Sfarqën e LDK-së, ngritja buxhetore per dy vitet e ardhshme nuk është ndonje kontribut i pushtetit lokal, por nje standard i rritjes së shkalles së Bruto Prodhimit Vendor (GDP).

Te politikat e reja, ju lutem e kemi themelimi i Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi, a është themelu kjo qendër, që dy vite flitet që është themelu apo ka me u themelu ose ta dimë a është kjo një frazë që zakonisht frazat janë të karakterizuara në fjalorin demagogjik apo kemi të bëjmë me themelim. Tek zhvillimi ekonomik ju lutem në të gjitha deklaratat publike të zyrtarëve komunal zhvillimi ekonomik është fjalia e cila përbën 90% të fjalorit politik, ndërkaq nëse i analizojmë faktet për shembull kemi në vitin 2019, 300.000€ tek zhvillimi ekonomik ndërkaq në vitin 2020, 188.000€ një zbritje e përgjysmuar, drastike. Unë mendoj së për çfarëdo projekti edhe kur të aplikohet në qeveri, ka një rregull që paraprakisht të jetë i aprovuar këtu në kuvend, se me mujt ne e kemi interesin që të gjitha këto projekte që i aprovojmë këtu të i dërgojmë në qeveri. Nëqoftëse na i merr qeveria e lehtëson punën e investimeve kapitale dhe një pjesë të mjeteve të buxhetit të komunës mund të orientohen tjetërkund. Por projekti i “Bashkimit të Qytetit” nuk ka kaluar asnjëherë në këtë kuvend, është aprovu në buxhetin e Republikës së Kosovës, por ky Kuvend nuk e ka ditë asnjëherë këtë çështje siq nuk e kanë ditë as qytetarët e vetë. Dhe një emërtim kështu  shumë romantik “Bashkimi  Qytetit” rrezikon që të shndërrohet në një strehimore më vonë.” – tha Muharrem Svarqa nga LDK.

E shefi i grupit parlamentar të PDK-së,  Arian Imeri, e ngriti si shqetësim faktin që roli i një asambleisiti nuk mund të bëjë ndryshime apo harmonizimi të projekteve në këtë dokument, pasiqë, sipas tij, shumica e buxhetit te planifikuar do te shkojë si borxh i projekteve te viteve te kaluara.

” Roli jonë si asambleist në bërjen e buxhetit edhepse është i vogël, sipas ligjit na është zvogëluar edhe më shumë, për shkak të obligimeve të bartura të cilat duhet të kryhen patjetër, sepse janë obligime kontraktuale. Nuk ka mjete në dispozicion, që ne si asambleist mund t’i bartim apo t’i destinojmë ku mendojmë ne thjesht duhet të paguajmë. Pra, projektet të cilat me njëfarë forme duhet me i mbulu projektet të cilat janë veç të kontraktuara më herët.”- tha Arian Imeri nga PDK.

E kur rendin e patën përgjigjet ndaj këtyre kritikave e akuzave të opozitës, këta të fundit e lëshuan sallën, me qëllim  që ky dokument mos ti merr votat e mjaftueshme, por këtu opozita sikur deshtoi, pasië ky buxhet u votua edhe nga katër asambleistë të LDK-së, te cilët nuk e panë të arsyeshme largimin nga salla. Pavarësisht mungesës së anëtarëve të tjerë opozitarë, kryetari Aliu serish doli në foltore, por kësaj radhe me një ton me të ashpër.

“Në fakt për ata që kanë shtruar pyetje, ata ikën nga debate, edhe po japin një drejtim të ri qytetit, po i japin një drejtim të ri politikës, që në fakt është zbarkim i Prishtinës në Ferizaj. Kjo nuk ka qenë në traditën e Ferizajt, nuk ka qenë në traditën politike qytetare dhe politikën e Ferizajt. Që të hedhësh vrerin këtu dhe pastaj të mos marrësh as përgjigjet që ti i kërkon. Mirëpo, unë nuk po mundem me kuptu gjithë këtë energji negative që ështe brenda tyre, unë mendoj se duhet të çlirohen nga energjia negative nga ky akumulim kaq i madh i energjisë. Frazat dhe demagogjitë kanë përfunduar me 19 nëntor 2017.” – tha Aliu

Në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal të Ferizajt është miratuar edhe hedhja në diskutim publik e rregullores për varreza, ofrimin e shërbimeve te varrimit, rregullimin dhe mirembajtjen e tyre.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending