Mbahet në fshehtësi projekti i hekurudhës për Ferizaj

Nisën punimet në rrugën Talinoc i Muhaxherëve – Bibaj, një projekt që kap vlerën prej 1 milion e 300 mijë eurosh. Ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, tha se në Ferizaj është një lëvizje për të ndryshuar pozitivisht, duke konfirmuar edhe me tutje mbështetjen finnaciare që do tu behet investimeve në këtë komunë. Lekaj u shpreh se qeveria e Kosovës nuk heziton që ti mbështesë projektet që ndërlidhen edhe me zhvillimin e bizneseve private  me kyçje në rrugën R6. 

 “Komuna e Ferizajt po e merr formën e një qendre ku do të jetë lëvizshmëria edhe e njerëzve edhe e transportuesve, shumë ma tepër sa sa që ka qenë.  Prandaj ne jemi të vendosur që ti zhvillojmë këto projekte. Edhe sot është një dëshmi e jona që jemi të përkushtuar që Ferizajn ta shohim më ndryshe në të gjitha lëmitë, e sidomos me infrastrukturë”  – tha ministri Lekaj.

 Kreu i Ferizajt, Agim Aliu,  ka falënderuar institucionet qendrore për mbështetjen që po i bëhet Ferizaj në implementimin e projekteve të ndryshme.

 “Sot jemi në një projekt i cili ka një kosto mbi 1.3 milion euro që ka një segment rrugor 2 kilometra e 150 metra si dhe disa rrugë që përfshihen në kuadër të këtij aksi rrugor,  që e ka gjatësinë gjithsej prej 4 kilometrave me kanalizim atmosferik dhe është me të gjitha parametrat e ndërtimit të një rruge”  – tha kryetari Aliu.

I pyetur nga gazetarët se si do te duket hekurudha ne zonën e qytetit të Ferizajt pas investimeve që do të ndodhin viteve të ardhshme, ministri Lekaj nuk u përgjigj konkretisht, vetem se tha se  hekurudha do te duket shumëfish më mirë se sa është tani. 

“Sa i përket infrastrukturës hekurudhore do të duket shume shumë më mirë 100 mijë herë më mirë se sa kjo ekzistuese, ku do te kete elementet përcjellese, treni do te lëvizë me shpjtesi prej 120 km/orë, kështu që vetem në këtë segment ne do te investojmë 77 milion euro”, tha Lekaj.  

Në prononcimin e tij për gazetarë, Ministri i Infrastrukturës paralajmëroi nisjem e investimeve të tjera të destinuara për komunën e Ferizajt.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90