Fillon ”Java e Rinisë” në Ferizaj

Në Ferizaj nisi sot Java e Rinisë. Në aktivitetet që janë organizuar për nder të kësaj jave, janë ftuar edhe fëmijë me nevoja të veçanta dhe ata me sindromën doën.

Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve, Vanesa Sadriu, tregoi për aktivitetet që janë paraparë të mbahen  gjatë kësaj jave.

“Aktivitetet janë ndarë për pesë ditë radhazi, dita e sportit, dita e librit, dita e filmit dhe dita e ambientit,  pastaj një event përmbyllës. Sot është dita e sportit, njëkohësisht edhe hapja e kësaj Jave të Rinisë që po e hapim me një ndeshje miqësore futbolli, por shkaku i motit është dashur të vijmë në sallën e “Bill Clinton” dhe me vazhdu menjëherë pas saj me aktivitetin e dytë që i kemi disa lodra me fëmijë me nevoja të veçanta nga Qendra e kujdesit ditor “Pema”. Duke e ditur që në Ferizaj janë Ditët e Kulturës, Ditët e Diasporës, por nuk kemi fatkeqësisht Ditët e Rinisë, Javë të Rinisë, për t’i kushtuar kohë më shumë pjesës më të mirë që e ka Ferizaj e kemi organizuar Javën e Rinisë duke u munduar njëkohësisht edhe t’i promovojmë kulturat dhe të mirat që i ka qyteti i Ferizajt, por edhe duke u munduar t’i përshtatemi edhe gjërave që rinia ferizajase i kërkon. Si Kuvend i të Rinjve të Ferizajt jemi munduar t’i promovojmë edhe fëmijët me sindromën Doën edhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe e kemi parë të arsyeshme pasi kemi tre deri katër ditë aktivitete të lira t’i përfshijmë edhe fëmijët me nevoja të veçanta”, u shpreh Vanesa Sadriu.

Ndërsa, Marigona Rexhepi nga Qendra e kujdesit ditor “Pema”, u shpreh e kënaqur që fëmijët të cilët vijojnë në këtë qendër, janë pjesë e këtyre  aktiviteteve.

“Unë falënderoj shumë Vanesën për ftesën që vazhdimisht na e bën, nëpër aktivitete që ajo i organizon i fton gjithëherë edhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe kjo është shumë e rëndësishme me një formë barazinë me fëmijët e tjerë dhe mundësinë që ata të integrojnë në shoqëri”, tha Marigona Rexhepi. 

 Java e Rinisë do të zgjasë deri më 28 shtator.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90