Connect with us

Ferizaj

Video sensibilizuese për personat me sindromën down

Published

on

Në këtë ekran që është i vendosur në murin e  hotelit ”Lybeten” në qendër të qytetit të Ferizajt, çdo ditë shfaqen video të ndryshme, por sot ky ekran është zbukuruar me një video e cila është ndryshe nga të tjerat.

 Në këtë ekran, qytetarët do të shohin Elën e cila punon në një ordinancë stomatologjike, Besnikun punonjës në një kafiteri dhe Leartin  pjesë e një barnatoreje, që të tre të prekur me sindromën down, por që dëshmojnë se edhe ata mund të punojnë si gjithë personat e tjerë.

Kjo video me qëllim sensibilizimin e shoqërisë, është ide e nënës së Elës, Indira Alija, e cila thotë se këtë inciativë e ka marrë për t’ua dëshmuar qytetarëve se edhe kjo kategori e shoqërisë është e aftë të punoj.

“Video është për sensibilizimin e personave me nevoja të veçanta, në shikim të parë përceptohet se çfarë domethënie ka. Është Ela e cila punon si asistente, ndërsa është edhe Besniku në një kafeteri duke shërby kafe dhe Learti në barnatore duke palu barna dhe kjo dëshmon se munden me ia arritë edhe këta që të punojnë“, tha Alija.

E, Besniku, Ela dhe Learti, të motivuar për punën që bëjnë, thonë se nuk po kanë asnjë pengesë për të punuar.

“Jam shumë e kënaqur, të gjithë mund ta bëjnë këtë punë”, tha Ela Aliu.

“Shumë mirë është aty, të gjithë munden me punu”,tha Leart Gashi.

“Unë punoj, kafe përgatiti, jam shumë i kënaqur, tabakun e mbaj, ka me u bë më i miri“,tha Besnik Haliti.

Kurse, realizatori i kësaj videoje, Arban Gashi, thotë se kjo video është më e mira që ka realizuar ndonjëherë.

“Këta persona meritojnë shumë, shihet puna e tyre që janë aktiv, ata munden me qenë të barabartë me neve në secilin profesion, ata janë shumë të aftë, është shumë kënaqësi të punosh me ta“, tha Gashi.

 Inicuesit e kësaj video thanë se shpresojnë që do t’ia arrijë të ndërgjegjësojnë shoqërinë, me theks të veçantë bizneset, që të punësojnë persona me nevoja të veçanta.

Kjo video motivuese në këtë ekran do të qëndroj 24 orë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending