Connect with us

Ferizaj

KKZ pranon materialin josensitiv për zgjedhje

Published

on

Materiali josensitiv për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diele, tashmë ka arritur në objektin e komunës së Ferizajt.

Kryetari i Komsionit Komunal Zgjedhor në Ferizaj Shaban Rexha, tha se ky material këto ditë do të shpërndahet nëpër qendrat e votimit, ndërsa fletëvotimet apo materiali i ndjeshëm do të arrijë një ditë para zgjedhjeve.

“Një pjesë të materialit jo të ndjeshëm e kemi pranuar,  kutitë e votimeve dhe kabinat, këto ditë presim edhe materialin administrativ që shkon një ditë para zgjedhjeve tek menaxherët e shkollave dhe materiali sensitiv pritet të vijë të shtunën. Kompetentë për materialin sensitiv është KQZ-ja, ndërsa problemin me vula  e ka tejkaluar me kohë dhe besoj që nuk do të kemi probleme në ditën e zgjedhjeve”, tha  Rexha.

Rexha, njoftoi se ferizajasit do të mund të kryejnë obligimin e tyre ligjor në 44 qendra  të votimit me 147 vendvotime. Ai, poashtu tha se KKZ në Ferizaj ka angazhuar më shumë se 1 mijë komisionerë, derisa numri i vëzhguesve ende nuk dihet.

“Jemi në fazën intensive të përgatitjes, jemi në fazën përfundimtare të trajnimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, nesër e kemi trajnimin e fundit të kryesuesve dhe me këtë po shkojmë drejt zgjedhjeve të 6 tetorit.  Ne kemi bërë verifikimin e shkollave, të gjitha kushtet teknike janë plotësuar,  për mbarëvajtjen e zgjedhjeve kemi caktuar edhe  personelin, menaxherë të shkollave, zyrtarët e tavolinave ndihmëse, kemi caktuar edhe kombi-busët që do t’i bartin kutitë e votimit, po ashtu jemi duke qëndruar në kontakte të vazhdueshme edhe me policinë“, tha Rexha.

Në Komisionin Komunal Zgjedhor në Ferizaj, thanë se në këtë qytet nuk është paraqitur ndonjë ankesë e theksuar sa i përket fushatës zgjedhore.

Ndryshe, numri i votuesve në komunën e Ferizajt për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor, është mbi 100 mijë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending