Connect with us

Ferizaj

PDAK kërkon rinumërim të votave

Published

on

Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës, po dyshon në manipulim të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë. Për t’i hequr dyshimet e tyre, kjo parti po kërkon rinumërim të votave.

“Kanë ndodhur parregullsi, pasi dy subjektet rivale që i kemi pasur i kanë pasur 260 vetë nëpër kutitë e votimit dhe ne dyshojmë se është keqpërdorur vota jonë që veç ka qenë e drejtuar për të votuar PDAK-në. PAE dhe PAI i kanë pasur nga 130 persona në vendvotime dhe aty ka mundur të manipulohet vota jonë që sot nuk e kemi, është mungesë në arkat tona. Nga të dhënat që i kemi, rivali jonë thotë i kemi 1 mijë vota dhe  sipas të gjitha të dhënave atyre me automatizëm u mungojnë 700 vota sepse në Greme, Surçinë, Cërnillë, Lloshkobare, Manastric nuk ka nga komuniteti jonë, por vlera e cila ka 704 vota ato janë të papranueshme dhe ne gjithsesi kërkojmë rinumërim të votave apo ata njerëz që  e kanë bërë këtë të merren organet e drejtësisë me ta”, tha Danush Ademi.

Sekretari i përgjithshëm i PDAK-së Asllan Kryeziu, thotë se këto vota nuk përkojnë me realitetin.

“Si ka mundësi në zemër të  Drenicës me qenë më i votuar Etem Arifi se Ramiz Lladrovci, si ka mundësi që në Kaçanik 203 vota me i pas Etem Arifi, është tmerr, po ashtu edhe në Surçinë, ne mendojmë që PLE është rritë për 2,500 vota pa meritë që duhet t’iu zbresin, po ashtu mbi 1 mijë vota edhe PAI-së duhet t’iu heqen, konstatohen vota  jo të rregullta në Ferizaj vetëm për PAI-në diku 400 vota që janë futur në kivot e që nuk përkojnë me realitetin e rezultateve zyrtare”, tha Kryeziu.

Në rezultatet preliminare të përditësuara gjatë ditës  së sotme nga KQZ-ja, në nivel vendi  PDAK  ka marrë 1.818 vota, PAI e Etem Arifit 3.202, kurse PLE 5.071 vota.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending