Connect with us

Ferizaj

Miratohet statuti i Muzeut të Kujtesës

Published

on

Debati në Kuvendin Komunal të Ferizajt nisi qysh pas prezantimit të rendit të ditës nga kryesuesja e  Kuvendit, kur  Burim Karameta nga LDK-ja, përsëriti propozimin që në këtë seancë të flitet për gjendjen e sportit ferizajas.

“Është gjendje alarmante, kah erdha e pash në një portal se futbollistët kanë kërkuar falje që nuk munden me lu, prandaj ne duhet të merremi me ta dhe të diskutojmë, t’i motivojmë që mos ta lënë lojën, prandaj nuk ka të keqe nëse hynë si temë e ditës që të diskutohet kush është ai djali që ia keni falë klubin ose me diskutu kush është kryetari i komunës me iu premtu tokë anglezëve ose që kena me iu falw tokë”, tha Burim Karameta.

“Qasja jote Burim është e pavërtet, sjellja jote është e pavërtet, po ashtu edhe aktrimi yt, ke qenë pjesë e organizimit të hendbollit e të gjitha këtyre seneve dhe e dimë. Ne mbajmë qëndrimin që kjo është një organizatë biznesore e regjistruar si organizatë ose si biznes aksionar dhe në kuadër të kësaj fushe ne nuk kemi përgjegjësi ligjore  dhe institucionale përkundër që interesi i të gjithë neve është që të ketë sa më shumë suksese“, tha nenkryetari i komunës Naim Ferati.

“Ne nuk jemi kompetent me diskutu rreth gjendjes së tyre, kompanive private ose OJQ-ve kur nuk kemi asnjë përgjegjësi. U përmend toka, secili kryetar kur të takohet me investitorë të huaj, në momentin që ata parqesin një plan për investim unë nuk di se çka ka diçka tjetër me u ofru kryetari përveç  me iu thanë që do të iu ofroj hapësirë ose tokë për me realizu atë investim, por çka dush që ofron kryetari prapë ka me ardh në Kuvend me u diskutu dhe jemi ne si anëtarë të Kuvendit me vlerësu, prandaj nuk ka nevojë me u shqetësu“, tha Arian Imeri,PDK.

“Nuk mundet kaq lehtë me u thanë që komuna nuk ka kompetenca në klube sportive, ka, sepse krejt kryetarët kanë pasur progam sporti, bile edhe ne që jemi këtu kemi kontaktu dhe kemi marrë obligime ndaj tyre, prandaj nuk është mirë me u tentu me u tërheq prej një teme që ka filluar me u bë temë në Ferizaj”, tha Nehat Mustafa.

 Pas këmbënguljes së opozitës, ky propozim i Karametës u hodh në votim, por nuk mori votat e mjaftueshme për t’u futur në rend dite.

Një tjetër temë e cila ngjalli debat ishte propozim vendimi për aprovimin e statutit të Muzeut të Kujtesës,  i cili edhe u miratua me 21 vota. Opozita tha se ky muze është themeluar për të punësuar militantë partiak.

“Kjo është vetëm për të punësuar militantë partiak, nuk është se po i ruajnë faktet e luftës, ne  muzeun e kemi, atë muze mundemi me bë gjithë bashkë ose mundemi me nda një pjesë për Muzeun e Kujtesës”, tha Shqipe Jashari nga LVV.

“Më shumë i ngjan një ndërmarrje publike sepse nuk di që ka dikun muze që ka një bord menaxhues që pastaj emëron një drejtor  mandej ai merret me stafin. Në këtë statut thuhet se këshillin drejtues të Muzeut të Kujtesës e emëron dhe shkarkon kryetari i komunës, unë mendoj se ligji i ri për vetëqeverisje lokale i ka dhënë mjaftë kompetenca kryetarit të komunës, prandaj konsideroj se është e tepërt, mund të propozoj kryetari i komunës, por Kuvendi duhet të votoj për një bord të tillë“, tha Balton Dërguti nga LDK.

“Nuk është ndërmarrje publike, këshilli drejtues është caktuar të jetë për shkak që ky muze të jetë sa më profesional, kryetari duhet të emëroj këshillin drejtues pasi ashtu është e përcaktuar në bazë të ligjit. Nuk do të jetë staf i madh, por do të jetë veç i nevojshëm për implementimin e punëve që do të jenë. Nuk do të ketë militantë politik, por do të jenë ata që janë profesional, patjetër që dikush është  militantë partiak, por njerëzit profesional do të emërohen aty“, tha Luan Jahiri nga PDK.

Edhe në këtë seancë përsëri u kthye draft rregullorja për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale.

“Lokalet që kanë të vendosura reklamë në lokal të vetin me pagu 50 euro në muaj, cila është arsyeja e kësaj  me u vendos taksa, e bëjmë një rregullore për vendosjen e reklamave ama jo me u vendos taksë, unë propozoj që me u heq kjo”, tha Shkelzen Selmani, LDK.

“Në shtetet e jashtme çmimi për vendosjen e fëmijëve në kopsht përcaktohet nga lartësia e pagës që  e ka, konsideroj se shuma nuk duhet të jetë e njëjtë me një të punësuar që ka 200 euro pagë me atë që ka 800. Ky sistem është në Gjermani e Zvicër pse mos të jetë edhe në komunën tonë nëse është paga 200 euro pse mos të jetë 20 euro dhe nëse ai që e ka 1 mijë euro le të paguaj 100 për çerdhe”, tha Balton Dërguti nga LDK-ja.

“Unë kisha një propozim tek Drejtoria e Shëndetësisë tek pjesa e bashkëpagesave, është një analizë laboratorike që quhet homoglobina e glukogjenizuar, tarifa e saj është 9.5 euro dhe është një tarifë e lartë, unë propozoj që të jetë maksimumi 5 euro”, tha Xhevdet Haxhidema, PDK.

Kuvendi miratoi edhe një varg vendimesh të tjera të cilat kishin të bëjnë kryesisht me këmbim të ngastrave kadastrale, si dhe shpallje të pronave në interes të përgjithshëm. Po ashtu, në këtë mbledhje u votua që të transferohen disa mjete financiare për vitin fiskal 2019, si dhe u paraqit raporti financiar janar-shtator.

Ndryshe nga seancat e kaluara, të pranishëm në sallë ishin edhe disa banorë të fshatit Prelez të Jerlive, të cilët kishin ardhë për t’u interesuar se çka do të bëhet me parcelën e shkollës së këtij fshati, për të cilën u propozua që të diskutohet në seancën e ardhshme .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending