Connect with us

Ferizaj

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik shpërndanë pajisje pune

Published

on

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj, gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e disa pajisjeve dhe mjeteve të punës për bizneset përfituese, projekt ky i implementuar në kuadër të Fondit të Punësimit.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Zekir Bytyçi, tha se janë gjithsej 38 përfitues të këtij projekti, ndërsa sigurimi i këtyre pajisjeve për prodhuesit do të ndihmoj ne krijimin e vendeve të punës.

” Sot komuna e Ferizajt ka shpërndarë  pajisje dhe mjete të punës për 15 biznese nga projekti Fondi i Punësimit, ku me anë të këtyre pajisjeve do të gjenerohen vende të reja të  punës. Nga kjo bizneset të cilat kanë aplikuar kanë shprehur gatishmërinë që do të punësojnë mbi 150 punëtorë. Numri i përfituesve është 38 përfitues që kanë marrë pajisje ku sot ka qenë faza e parë, ndërsa faza e dytë do të shpërndahet gjatë këtij muaji“, tha Bytyçi.

Një ndër përfituesit e këtyre pajisjeve është Mehdi Vehbiu nga fshati Prelez i Jerlive, i cili tha se tani do ta zgjeroj biznesin e tij.

“Kam apliku për një kompresor, thithëse për pluhur, një sharrë dhe jam përiftues i këtyre, e falënderoj komunën për këtë. E kam një biznes individual mobileri, por do ta bëj firmë më të madhe, më obligohej që t’i dërgoj diku tjetër me i kry do punë dhe tani i kam të mijat, në pranverë mbaj shpresë me zgjeru”,tha Vehbiu.

Por, jo të gjithë përftuesit e këtij projekti u ndanë të kënaqur. Bajrush Musa nga fshati Varosh, thotë se nuk i pranon këto pajisje meqë, sipas tij, janë jokualitative.

“Kam bërë kërkesë dhe e kam fitu këtë grant, kam bërë kërkesë për një kompresor të ajrit, disa brusalica që janë mjete të punës, e kemi bërë ofertën tek firma “Kneta” dhe jam përfitues i 3.720 euro kurse këta na i kanë pru të gjitha mjetet  e Kinës që unë i refuzoj, nuk i marr dhe kisha dashur me i pyetë a na i kanë dhënë me na kry punë a po na i kanë dhënë këto ndihma me na i qorru sytë, unë i refuzova dhe nuk jam i kënaqur asapak, këto nuk na kryejnë punë aspak,  unë këto ditë i kam dërgu për hekura disa burmashina që nuk më hynë në punë dhe të këta janë kanë sikur ato që i kam gjuajtur, tha Musa.

Këtij refuzuesi të pajisjeve i’u përgjigj drejtori Bytyçi.

“Sigurisht që të gjithë ata që kanë aplikuar kanë kërkuar pajisje që u janë nevojitur dhe ne u kemi ofruar të gjitha ato pajisje falas, asnjë centë nuk kanë participu, edhe pse në thirrje ka qenë participimi. Gjithmonë ka në mesin e atyre që nuk i përshtatet kërkesa, por ne do ta rishqyrtojmë se a është  çështja tek kualiteti i duhur, edhe pse sa kam unë informata të gjitha ato pajisje janë të ofruara me garancione përkatëse“, tha Bytyçi.

Këto pajisje për 38 përfitues, buxhetit të komunës së Ferizajt i kanë kushtuar 150 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending