Merren në pyetje dëshmitarët për peticionin e banorëve të rrugës ”Astrit Bytyqi”

Seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në komunën e Ferizajt Faik Grainca, ka vazhduar edhe sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokurori i shtetit.

Në këtë cilësi, dëshmoi Besiana Ademi, e cila ishte nënshkruese e peticionit pro ndërtimeve të larta në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj, zona 8.

Ademi, në pyetjet e prokurorit deklaroi se kur e kishte nënshkruar peticionin  gjendej tek familja e saj që jeton në rrugën “Mit’hat Frashëri” në Ferizaj dhe se nuk e kishte ditur se çka po nënshkruante, meqë nuk kishte kërkuar sqarime nga fqinji i saj Fidan Imeri, i cili ua kishte dërguar peticionin.

“Kanë ardhë për disa nënshkrime, faji ka qenë i imi se nuk e kam shiku fare veç e kam nënshkruar dhe më vonë kam dëgju për ndërtime të larta, kam dashur me tërheq nënshkrimin se nuk doja me figuru nënshkrimi im pasi unë nuk kisha me jetu më aty”, tha ajo.

“Para se më nënshkru a bisedove me Fidanin çka është kjo për me nënshkru?”, pyeti prokurori Çerkini.

“Veç ma ka pru fletën dhe tha a po i nënshkruni dhe në atë moment veç e kam nënshkru edhe nuk kam bisedu absolut“, tha dëshmitarja Ademi.

“That që kur ke kuptu ke dashur me tërheq nënshkrimin, kur ka dnodh kjo që ti ke marrë vesh?”, e pyeti prokurori.

“Pas dy jave  e kam kuptu që është duke u bërë fjalë për ndërtime të larta dhe nuk kam dashur me qenë pjesë pasi nuk jam duke jetuar aty“, tha dëshmitarja Ademi.

 Tutje, prokurori Çerkini e pyeti dëshmitaren Ademi për një deklaratë të dhënë në Polici, që dallonte nga kjo e sotmja.

“Në Polici e ke dhënë një fjali më ndryshe, kur të është bërë pyetja a e ke nënshkru peticionin për ndërtime të larta për rrugën “Astrit Bytyqi”, përgjigjja jote ka qenë: “kam nënshkruar për tjetër gjë, erdhi një komshi i yni Fidan Imeri, e solli një peticion kinse kryetari Svarqa po bën ndërtime pa leje, kinse me i ndërpre punimet”, citoi Çerkini.

“Po kam mendu që është kjo që po duan me i ndërpre punimet se ai ma solli fletën dhe tha po kemi dëshirë me i marrë këto nënshkrime se po duam me i ndërpre ndërtimet e larta dhe nuk e kam shiku më shumë dhe e kam nënshkru”, deklarohet dëshmitarja.

Në këtë seancë, trupi gjykues, me kërkesë të palës së dëmtuar Bekim Haliti, mori vendim që në seancën e ardhshme, e cila u caktua për datën 29 nëntor, në cilësinë e dëshmitarit të merret në pyetje ish-kryesuesi  i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Faruk Guri.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90