Connect with us

Ferizaj

Komuna vonon pagesën e biletave mujore për nxënësit me gjendje të rëndë ekonomike

Published

on

Komuna e Ferizajt ende nuk ka kryer pagesat e biletave mujore të udhëtimit për nxënësit me gjendje të rëndë sociale edhe pse një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh në shtator. Lidhur me këtë, shqetësim shpreh asamblisti i Kuvendit Komunal, Xhevat Sallahu.

 “Ky problem është këtë vit ngase edhe për instuticionet komunale nuk është diçka e re ngase si çdo vit ndihmon këto familje, këta nxënës që të vijojnë shkollimin në shkollat e mesme të Ferizajt dhe mua më çudit fakti pse kemi hyrë në muajin e tretë dhe nuk është marrë asnjë masë për këtë kategori të qytetarëve, nxënësve të këtyre familjeve me gjendje të rëndë ekonomike sociale. Ka njerëz bamirës që i ndihmojnë ndokujt, por nuk munden të vazhdojnë tërë vitin të ndihmojnë në këtë mënyrë. Ka nxënës që ka mundësi ta ndërprejnë vitin shkollor ngase nga fshatrat e largët kushton deri 20 euro për një fëmijë që të shkollohet në qytet, në shkollat e mesme të Ferizajt”, theksoi Xhevat Sallahu.

Ndërsa, drejtori iArsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, tregon arsyet e vonesës së pagesës.

“Këtë vit është vonuar pak procesi për shkak të moszhvillimit të procedurave, sepse në një kohë e kemi pasur një procedurë e cila ka funksionuar deri në muajin tetor, ndërsa nga muaji tetor jemi në përgatitje të një projekti tjetër, një kërkese tjetër përmes Zyrës së Prokurimit ku është dashur t’i ndajmë në shumë lloto nxënësit se nga udhëtojnë, sepse ne kemi shumë fshatra dhe të gjitha këto fshatra gravitojnë me mësim në shkollat e mesme të komunës së Ferizajt dhe po besojmë që shumë shpejt ne do ta kryejmë këtë procedurë dhe së shpejti ta kryejmë si proces këtë në mënyrë që nxënësit të mos kenë pengesa, sepse kanë filluar edhe të shtohen kërkesat edhe nga vet nxënësit, prindërit, por edhe nga kompanitë të cilat në fakt janë duke e kryer këtë punë”, u shpreh Afrim Llabjani.

Shuma e këtij projekti dallon nga viti në vit për shkak të numrit jo të njëjtë të nxënësve që aplikojnë vit pas viti për këtë lloj pagese.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending