Connect with us

Ferizaj

Banorët e Dubravës ankohen për probleme me kanalizimin

Published

on

Bllokimi i kanalizimit në fshatin Dubravë të Ferizajt, po ua vështirëson jetën banorëve të kësaj ane. Nga dëmtimi i gypave, ujërat e zeza po ua vërshojnë oborret e shëpive. Ata thonë se përveç erës së rëndë, uji i grumbulluar po ua pamundëson qarkullimin normal.

 “Janë mbyllur kanalizimet, shikoje aty kanalizimin, gypat nuk po e marrin ujin. Kjo lidhet me lumë të madh andej, askush nuk merr parasysh këtë punë. Të gjithë bllokohemi këtu, jemi 10 shtëpi, duan fëmijët të shkojnë në shkollë, ndonjë të sëmurë diçka, kur del uji nuk kemi nga të shkojmë, dalim nga anë tjera, disi të bëhet ndonjë zgjidhje. Kanë thënë që vijnë, e premtojnë, por askush akoma nuk na ka marrë parasysh. Ne më shumë në hall jemi këtë gyp të na e rregullojnë, të hapet kanalizimi nëse mundet ndokush”, tha Bejtullah Kadrolli.  

“Kemi dëshirë këtë të na e pastrojnë. Nëse vdes ndokush, na duhet kufomën ta mbajmë një javë, dy javë, derisa të pushon uji këtu, sepse përndryshe nuk mund të dalim askund. Uji vjen afër 30 metra, 40, nga ky kanalizim këtu, nuk kemi nga të shkojmë”, u shpreh Aziz Ahmeti.

Një pjesë tjetër e këtij fshati po kanë probleme me erën e rëndë që kundërmon nga kanalizimi. Ata frikësohen se era e rëndë do t’ua dëmtoj shëndetin.

“Këtu është problemi me kanalizim, ka shpërthyer gypi, askush nuk merr masa, vjen këtu uji, era e rëndë, plus hedhin edhe rroba si mbeturina këtu pa masë, çkado, hedhin natën, nuk e dimë çka bëjnë. Kjo është keq për të gjithë, për të gjithë vlen e kështu që nëse munden të marrin masa ndokush”, theksoi Muhamet Bakolli.

“Është prishur gypi,  uji e ka bartur gypin edhe më nuk kanë ardhur ta rregullojnë fare. Kanë qenë të komunës e kanë shikuar, kanë thënë për ta rregulluar por jo nuk janë duke ardhur. Në mbrëmje, gjatë verës nuk mundemi të rrimë jashtë nga era e keqe”, tha Elez Guriqi.

Ndërsa, zyrtari për marrëdhënie me publikun të komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, thotë se projekti për rregullimin e kanalizimit në fshatin Dubravë do të nis vitin e ardhshëm, pa treguar se në cilin muaj.

“Në kuadër të investimeve kapitale që po ndodhin në gjithë territorin e Ferizajt, komuna e Ferizajt fillimisht ka bërë evidentimin e të gjitha efekteve apo mangësive, sfidave që paraqiten në terren, ndër to edhe në fshatin Dubravë. Ju tashmë e dini që ka një gamë projektesh të cilat do të zhvillohen dhe janë planifikuar për fshatin Dubravë ku jeton një pjesë e madhe e komunitetit joshumicë në Ferizaj. Edhe kjo sfidë besoj që do të tejkalohet me intervenimin e instuticioneve lokale, në këtë rast thashë ka projekte konkrete të cilat synojnë të zgjidhin problemin e kanalizimit që është në atë zonë”, tha Albion Sherifi.

Shumicën e popullsisë së fshatit Dubravë e përbëjnë komunitetet joshumicë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending