Connect with us

Ferizaj

Diskutohet për bashkëpunimin e këshillave të fshatrave me komunën

Published

on

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar sot një takim me përfaqësuesit e fshatrave të Ferizajt, ku  u diskutua për funksionimin e këshillave të fshatrave dhe bashkëpunimin që duhet të kenë ata me ekzekutivin.

Në këtë takim, përfaqësuesit e fshatrave u ndalën tek problemet me të cilat ballafaqohen lokalitetet e tyre, siç janë mungesa e furnizimit me ujë, problemet me kanalizim, deponitë ilegale, dëmtimi i pyjeve, e të tjera. Atyre iu përgjigj nënkryetari i komunës së Ferizajt, Naim Ferati.

“Kuvendi Komunal i Ferizajt nuk e di a është duke fjetur a nuk janë duke parë asgjë, sa i përket punës së ujit shumë shpejt do të na gjejë i njëjti fat sikurse i Gjilanit. Për 2-3 matrapazë të cilët shfrytëzojnë rastin pasurohen në këtë aspekt, bëjnë dëmtimin e  pyjeve aq shumë në mënyrë të vrazhdë që nesër do të kemi edhe mungesë të ujit”, tha Faik Shatrolli, kryetar i fshatit Pleshinë.

“Bashkëpunimi në mes institucioneve  jo vetëm me qeverinë lokale, por edhe me policinë, gjykatën duhet me qenë bashkëpunimi më i ngushtë në mes Këshillit të Fshatrave dhe këtyre institucioneve. Duhet ta heqim logjikën që mos me lajmëru veprën, sot është patriotizëm me tregu për ata që dëmtojnë pyjet e rrugët. Sa i përket ujit, jo vetëm dëmtimi i pyjeve që rrezikon, por  shekulli 21 jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë globin është shekulli i luftës për sigurim të ujit të pijes“, tha Naim Ferati.

“Ne si Këshill kemi marrë një vendim që pjesa ku e kemi pas destinuar për varreza të bëhet park shtetëror, e kemi bërë një kërkesë, por komuna ka kërkuar që ta bëjmë një projekt, ne nuk kemi mjete financiare me bë projekt. Pyetja ime është, a na mbështet komuna për këtë se ne nuk kemi mjete financiare?”, u shpreh Faruk Beqiri, kryetar i Fshatit të Vjetër.

“Komuna nuk besoj që është aq naive me kërku projekt detal nga ju, por projekt ideor që mund të bëhet me tri faqe dhe kështu mund të shihet mundësia edhe përmes donatorëve që investojnë në aspekti ekologjik, por edhe gjatë hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm nëpërmjet diskutimeve publike“, u përgjigj Ferati.

“Në Zaskok kemi probleme të shumta, ka lagje që e kanë rrugën e pakalueshme, po ashtu është kanalizimi por nuk funksionon dhe është mëkat të jetosh aty“, tha përfaqësuesi i fshatit Zaskok.

Për mënyrën ligjore të adresimit të këtyre problemeve, përfaqësuesit e fshatrave morën udhëzime  nga zyrtarë të misionit të OSBE-së dhe nga ata të rrjetit të organizatave joqeveritare AVONET.

“Nëse ju identifikoni një problem mekanzimi numër një është që të  funksionoj këshilli mirë dhe të mbahet një procesverbal  dhe adresimi i problemeve të jetë nëpërmjet  kërkesave zyrtare që të dorëzohen në zyrën e pranimit”, tha Kenan Gashi nga AVONET.

“Në vazhdim e sipër jemi duke diskutuar me zyrën e kryetarit që të caktohet një pikë referuese  ku përfaqësuesit e fshatarve ta kenë një pikë referuese për problemet që i paraqesin, përveç Drejtorisë së Administratës“, tha Afrim Nesreti nga OSBE.

Në këtë takim, zyrtarë të OSBE-së prezantuan edhe një hulumtim sa i përket bashkëpunimit në mes të komunës dhe këshillave të fshatrave, ku bazuar në këtë hulumtim, u tha se komuna e Ferizajt qëndron mirë sa i përket komunikimit me përfaqësuesit e fshatrave,  por jo edhe me financimin dhe mënyrën e organizimit të zgjedhjeve për kryetarë të fshatrave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending