Connect with us

Ferizaj

Teatri i Ferizajt nis grumbullimin e materialeve arkivore

Published

on

Këshilli Drejtues dhe menaxhmenti i teatrit ”Adriana” në Ferizaj,  kanë nisur grumbullimin e materialeve të ndryshme arkivore që kanë të bëjnë me funksionimin e jetës teatrore në Ferizaj ndër vite. Lidhur me këtë ata kanë ftuar të gjithë qytetarët, krijuesit, aktorët, regjisorët, producentët, skenografët, muzicientët, gazetarët e shikuesit pasionant të shfaqjeve teatrore që t’i ndihmojnë teatrit me sjelljen e të gjitha materialeve që konsiderohen me vlerë dhe që flasin për historikun e skenës teatrore të qytetit tonë. Anëtari i Këshillit Drejtues të teatrit “Adriana” Albion Sherifi, thotë se materialet mund të jenë nga më të ndryshmet.

“Kjo nismë po merret për konkretizimin gjegjësisht krijimin e arkivit të teatrit “Adriana” që nënkupton grumbullimin e gjithë fletëpalosjeve, materialeve të ndryshme, shkrimeve në gazetë dhe të gjitha formave të tjera të komunikimit publik pa saktësuar periudhën kohore se kur janë grumbulluar apo janë arkivuar këto në arkivat personale të këtyre individëve, andaj një ftesë e tillë i është drejtuar qytetarëve ferizajas, por edhe më gjerë duke përfshirë regjisorët, ata që kanë dhënë kontributin me vite në teatrin “Adriana” në mënyrë që të sjellin materialet e tyre. Këto materiale normalisht do të evidentohen nga menaxhmenti i teatrit në mënyrë që të krijohet arkivi dhe me këtë dokumentacion do të nisim edhe krijimin, propozimin e monografisë të teatrit “Adriana” tash kur kemi hyrë në vitin e 50 të Festivalit të Teatrove, por edhe një vit i gjatë i funksionimit të skenës sonë teatrore ose artit dramatik në komunën e Ferizajt”, u shpreh Albion Sherifi.

Udhëheqësi i teatrit të Ferizajt Fatmir Hyseni, shprehet optimist se qytetarët do të ndihmojnë në gjetjen e materialeve.

“Besoj që do t’i përgjigjen kësaj thirrje ku dihet që Kosova e ka përjetuar një luftë dhe të gjitha arkivat e teatrit, por edhe të institucioneve të tjera ose janë marrë nga Serbia ose janë djegur dhe kjo është një iniciativë e cila duhet të dëshmojë që teatri ka jetuar shumë gjatë dhe qytetarët kanë, besoj që kanë materiale të ndryshme dhe të gjitha materialet edhe një biletë qoftë e një periudhe të caktuar është mirë që të dorëzohet në teatër që të kemi një arkiv sado pak që të rinjt të informohen që teatri ka qenë aktiv qysh nga Lufta e Dytë Botërore e edhe më herët, mirëpo duhet të kemi dëshmi, fakte, xhirime çfarëdo që ka nga qytetarët,  edhe fotografi, shkrime në gazeta e të gjitha gjërat tjera”, theksoi Fatmir Hyseni.

Materialet që do të grumbullohen do të inkorporohen në monografinë e teatrit ”Adriana” e cila pritet të promovohet gjatë vitit 2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending