Connect with us

Ferizaj

Tualetet e shkollave në gjendje shqetësuese

Published

on

Këto tualete nuk janë të ndonjë shtëpie të vjetër të pabanuar, por janë të shkollës më të madhe të qytetit të Ferizajt “Gjon Serreçi”, në të cilën vijojnë mësimin mbi 2 mijë nxënës.

Qëndrimi ne kete shkolle është mjafte i vështirë nga kundërmimi i  tualeteve.

Drejtori i kësaj shkolle Nazmi Heda, thotë se për këtë gjendje ndër vite i kanë njoftuar organet komunale,  por asgje nuk eshte ndërmarrë.   Ai thotë se nëse vazhdojnë të shpërfillen kësisoj, vitin e ardhshëm nuk do të nisin fare mësimin.

 “Në pushimin veror bëhen përgatitjet teknike, por përveç pastrimit asgjë nuk është intervenuar me atë bindje se edhe këtë vit nuk do të shpenzojmë, por shëndeti i fëmijëve është shumë më me vlerë se kostoja e renovimit, shëndeti i tyre është i rrezikuar, sepse përpos nyjeve sanitare kemi edhe dritaret të cilat paraqesin rrezik në mometin e hapjes për shkak të amortizimit, të gjitha këto i kemi adresuar edhe në ministri, por nuk po ndodhë asgjë, ndoshta pengesë është dislokimi, por neve na mbetet shpresë. Në anën tjetër ka reagime të  ashpëra që vitin e ardhshëm shkollor do të vihet në pikëpytje fillimi në këto rrethana“, tha Heda.

Në këtë gjendje nuk është vetëm shkolla “Gjon Serreçi”, situatë e njëjtë paraqitet thuajse në çdo godinë shkollore të Ferizajt. E, kjo gjendje është duke e shqetësuar edhe Këshillin e Prindërve të këtij qyteti.

“Në bazë të takimeve që kemi me këshillat e shkollave një nga kërkesat e tyre janë nyjet sanitare të shkollave se është një problem i përditshëm. Ne do të mundohemi që në takimet e radhës t’i bëjmë presion më shumë DKA-së që të merret më konkretisht me këtë çështje, ne jemi të shqetësuar me këtë, por është shkolla dhe DKA-ja që merren me këto probleme”, shprehet Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve në Ferizaj.

Në anën tjetër, në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, thonë se kanë angazhuar një kompani e cila është duke intervenuar gati në të gjitha shkollat.

“Ne përmes operatorit “Shtëpiaku” që e kemi angazhuar këtë vit jemi duke intervenuar, ne kemi një raport të tyre dhe intervenimet që ka bërë nga ky raport deri tani është intervenuar në 8 shkolla dhe tani jemi duke pasur një gjendje më të mirë dhe jemi në proces edhe të shkollave të tjera dhe po besojmë që deri në fund të këtij viti do të mund të interevenojmë tek të gjitha shkollat, por po shpresojmë të kemi edhe donatorë siç ka ndodhë në shkollën e Mirosalës dhe të kemi edhe operatorë të tjerë që ne të bëjmë një zgjidhje afatgjate për këto tualete dhe mos të kemi këso probleme që fatkeqësisht i kemi”, tha Llabjani.

 Në komunën e Ferizajt janë 62 objekte shkollore në të cilat vijojnë mësimet mbi 23 mijë nxënës të nivelit parauniversitar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending