Connect with us

Ferizaj

Rrënohet objekti i Organizatës së Pensionistëve në Ferizaj

Published

on

Objekti i Organizatës së Pensionistëve në Ferizaj, ka nisur të rrënohet për t’i lënë vendin projektit “Bashkimi i qytetit”, ku do të ndërtohet një rrethrrotullim. Drejtori i Drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë në Ferizaj, Sabri Murseli, tha se drejtuesit e kësaj organizate janë pajtuar për rrënim të objektit dhe për zhvendosjen e tyre në një lokacion tjetër.

“Në kuadër të kësaj ne e kemi arritur një marrëveshje paraprake me pensionistët në mënyrë që komuna të merr përsipër edhe ndërtimin e objektit të ri të pensionistëve dhe me buxhetin aktual e ka paraparë si kod buxhetor në mënyrë që vitet e ardhshme të ndahet një shumë më konkrete në mënyrë që të filloj ndërtimi i objektit të ri. Sa u përket pensionistëve ata i kanë siguruar zyrat e tyre, bufetë e tyre, tash edhe operojnë lirshëm. Në kuadër të kësaj ju e dini që me vendimin e Kuvendit Komunal janë marrë përsipër edhe shpenzimet për sa i përket Organizatës komunale të Pensionistëve, është ndarë një shumë e cila është e precizuar në Kuvendin Komunal dhe që do të filloj implementimi i atij vendimi nga ana e komunës së Ferizajt”, u shpreh Sabri Murseli.  

Ai tha se lokalet afariste që kanë qenë pjesë e këtij objekti janë përfshirë në marrëveshje për kompensim të të hyrave.

“Me vendim të Kuvendit Komunal janë marrë përsipër edhe të hyrat që janë realizuar nga lokalet që kanë qenë të lëshuara me qira, në kuadër të kësaj nga komuna e Ferizajt është marrë një obligim rreth dy mijë euro që do t’iu paguhet në shuma mujore Organizatës së Pensionistëve, shumë e cila e siguron operimin e Organizatës dhe mbulimin e shpenzimeve që i kanë lidhur me funksionimin e tyre”, tha Murseli.

Komuna e Ferizajt ka ndarë rreth 19 ari tokë  më shumë për ndërtimin e objektit të ri për Organizatën komunale të Pensionistëve, prapa objektit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending