Connect with us

Ferizaj

Për 11 muaj 200 gjoba për mosrespektim të sigurisë në punë

Published

on

Pajisjet e ndryshme teknologjike shpeshherë kanë rrezikuar jetën e njerëzve. Nga shpërthimi i baterive, shumë persona kanë marrë lëndime e disa prej tyre edhe kanë humbur jetën. Një rast i shpërthimit të baterisë së telefonit ndodhi mbrëmë në Shtime, derisa pronari i një dyqani për shitjen e telefonave celularë  ishte duke punuar në të.

Për çfarë arsye ndodhë një gjë e tillë, tregon njëri nga punonjësit e një dyqani për shitjen e pajisjeve teknologjike në Ferizaj.

 “Duhet të kemi shumë kujdes, kemi disa mjete që janë për përkujdesje apo për mosshpërthimin e baterisë, bateria më së shumti shpërthen për shembull kur të fillon ta deformoj baterinë, bateria duhet të jetë e drejtë dhe kur të hapet duhet të hapet me masa mbrojtëse. Kanë ndodhur raste me klientë të mosdijshëm, por nuk ka pasur problem, i kemi treguar, ka mundësi edhe adapteri i dobët, duhet të jetë i mirë dhe jo 1 euro, sepse e dëmton shumë baterinë brenda, bëhet fryerja e baterisë, duhet të ndërrohet bateria çdo një muaj për këtë. Kur është adapteri i mirë, nuk hap asnjë problem”, tha Muhamet Haliti.

Ai duke treguar për masat mbrojtëse që nevojiten kur punohet në celularë, tha se kontrollet nga inspektorët për sigurinë në punë nuk mungojnë.

”Ka pasur edhe kontrollime nga inspektorët, kemi dalë shumë mirë, nuk ka pasur diçka problem. Masa mbrojtëse kemi kundër depërtimit të rrymës në trup, ajo parandalon shpërthimin e baterisë, përdorim syze”, tregoi Muhmet Haliti.

Televizioni Tema ka kontaktuar me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Valon Leci, i cili tha se Inspektorati I Punës në vazhdimësi është në inspektim të kushteve të punës në Kosovë.

“Gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, përderisa kemi rreth 60 aksidente në vend të punës që kanë përfunduar me lëndime dhe 11 aksidente që kanë përfunduar me fatalitet kjo nënkupton që në këto raste diçka ka qenë e mangët që janë shkaktuar këto aksidente. Nuk ka ndonjë indikatorë matës të themi se si është situata, a respektohet apo jo. Vitin e kaluar i kemi pasur rreth 10 mijë inspektime, këtë vit trendi është në rritje, kemi edhe më shumë inspektime sesa vitin e kaluar”, u shpreh ai.

Këtë vit, Inspektorati i Punës u tha se ka shqiptuar mbi 200 gjoba për mosrespektim të sigurisë në punë, ndërsa vitin e kaluar ishin shqiptuar 270 gjoba me një shumë të përgjithshme deri në 35.000 euro, varësisht nga shkeljet e dispozitave të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending