Connect with us

Ferizaj

Prindërit ankohen se çantat e rënda po e rrezikojnë shëndetin e fëmijëve

Published

on

Për shkak të peshës së rëndë të librave që fëmijët mbajnë nëpër çanta, familjarët detyrohen që ato t’i bartin derisa i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Të shqetësuar për një mbingarkesë të tillë shprehen prindërit, të cilët kërkojnë nga Ministria e Arsimit të gjej një zgjidhje për këtë çështje mjaftë shqetësuese.

“Çdo ditë i përcjell fëmijët, 4 km e kanë larg shtëpinë, më duhet mua t’i përcjell sepse janë të vegjël, çantat e rënda, duhet çdo ditë t’i bartë unë dhe t’i marrë. Nëse ka mundësi ta bëjnë të mundshme t’i lëmë librat, disa që nuk kanë nevojë, t’i lëmë në shkollë, të kenë rafte sepse shumë të vegjël. Jo që flas vetëm për fëmijët e mi, por të gjithë në përgjithësi ashtu janë duke udhëtuar, shumë vështirë”, u shpreh Selim Kashtanjeva.

“Nuk është faji tek arsimtarët ose  këshilli organizativ i shkollës, është faji i i ministrisë sepse ministria ka bërë shumë mungesa ka në planprogram ose në lëndë, kanë hequr disa libra, i kanë shtuar disa të tjera pa nevojë, janë disa libra ushtrimore që nuk i nevojiten shumë nxënësit”, tha Hekuran Shabani.

Shqetësimin për çantat e mbingarkuara të nxënësve e shpreh edhe një mësuese e shkollës ”Jeronim de Rada” në Ferizaj. Shkëndie Aliu thotë se nuk ka qenë e nevojshme që për secilin libër të bëhet fletorja e punës.

“Është dashur ta bëjnë me një libër, jo fletore pune, secila lëndë gati e ka edhe fletorën e punës, është dashur pasi janë shikuar librat të bashkohen në një libër të vetme, sepse përveç peshës që është e rëndë, librat edhe pse janë shikuar kanë materiale jo të duhura për moshën e fëmijëve, kështu që shqetësimet e prindërve janë me vend, por edhe ne si shkollë jemi duke u munduar që t’u ofrojmë mundësinë që pesha e çantës së fëmijës të jetë e lehtë”, tha Shkëndie Aliu.

Ndërkaq, doktor Iziadin Zahiri, pediatër në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, tregon për efektet anësore të bartjes së peshës së rëndë nga fëmijët.

“Shkaqet e bartjes së valixheve të rënda me numër të madh të librave kishin me qenë dhimbje shpine, shtrembërim i boshtit kurrizor që është një patologji, një sëmundje e rëndë për fëmijën për mjekim, kështu që mirë do të ishte për drejtorinë e shkollave që të marrin një vendim, të kenë një sirtarë të veçantë në klasa që t’i lënë ato librat, jo t’i mbajnë të gjitha për çdo ditë. Edhe unë kam fëmijë në arsim dhe e shoh që i kanë vërtet valixhet shumë të mëdha, sidomos klasët e para kanë një numër të madh të librave, kështu që i rëndojnë valixhet dhe është rëndë për fëmijën”,  tha Iziadin Zahiri.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani tha se janë duke punuar rreth kësaj çështje me Ministrinë e Arsimit në Prishtinë.

“Ne këtë vit kemi shpërndarë edhe librat e reja me kurrikulë por prapë ka qenë pothuajse e njëjta ngarkesë, ndoshta me një lehtësim dikund pak më të madh, por jo ajo që është pritur, ajo që është kërkuar. Ne para një jave kemi pasur një takim me Ministrinë e Arsimit  si regjion i komunës së Ferizajt, duke përfshirë edhe komunat rreth nesh që janë dhe në takimin që kanë pasur koordinatorët e cilësisë, drejtorët e shkollave dhe zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit është diskutuar për pilotimin e këtyre teksteve shkollore, të cilat duhet të dihen se cilat duhet të mbesin se cilat duhet të përdoren dhe të cilat nuk duhet të mbesin për përdorim të mëtutjeshëm. Ne po mendojmë se ky pilotim që është duke u bërë, këto kontakte që ka pasur Ministria e Arsimit me komunat dhe zyrtarë të cilësisë dhe drejtorët e shkollave tregon faktin që është duke u punuar në këtë drejtim dhe me siguri pas verifikimit të këtyre librave do të mbetet të shihet se cilat libra do të mbesin të përdorura dhe ndoshta do të jetë ky një lehtësim i  cili do t’iu bëhet çantave të fëmijëve dhe ne të zgjidhim këtë problem që është problem shqetësues për të gjitha instuticionet e në veçanti për prindërit të cilët janë duke u ngarkuar më tepër”, tha Afrim Llabjani.

Sipas standardeve të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, ngarkesa fizike tek fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending