Connect with us

Ferizaj

Nga tërmeti në Durrës lëkundjet ndjehen edhe në Ferizaj

Published

on

Lëkundjet e tërmetit të fortë me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë ndjerë edhe në Ferizaj. Dridhjet e tokës kanë krijuar panikë ndër qytetarë të këtushëm të cilët rëfejnë shqetësimet e tyre në momentin e dridhjeve.

“Kam qenë fjetë bashkë me familjen, përnjëherë na ka dalë gjumi dhe kemi zbritur poshtë, nga rruga e Gjilanit kemi ardhur në parking të ”Vivës”. Në ora 4:00 kemi qenë poshtë banesës, fëmijët pak të trishtuar se nuk e dinin çka po ndodhë, ka qenë frikë e madhe. Dëme nuk janë bërë në banesë, por  vetëm orenditë janë luhatur edhe jemi zgjuar”, tregoi Ramiz Murati.

Ai tregon se aty u panë shumë qytetarë.

“Ka pas këtu në parking të “Vivës” vetura të ndezura, po ashtu edhe qarkullimi ishte sikur të ishte ditë,  tek banesa ime ishte edhe një familje që kishin pas zbritur“, tha Murati.

 Megjithatë, në Kosovë nuk është  raportuar për ndonjë dëm të shkaktuar nga tërmeti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending