Connect with us

Ferizaj

Rinisin punimet për ndërtimin e memorialit në Greme

Published

on

Kanë rifilluar punimet për ngritjen e memorialit për dëshmorët e fshatit Greme të Ferizajt, të cilat ishin ndërprerë për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, thanë se ky projekt është dashur të përfundoj para disa viteve, mirëpo për arsye subjektive është vonuar deri më sot.

“Gremja e ka merituar një memorial të tillë pasi që në Greme është themeluar nënzona operative e Nerodimës, pra jo rastësisht është themeluar në Greme, pasi që në Greme edhe më herët është bërë një punë e mirë në përgatitjen e terrenit për një gjë të tillë, por kontributin më të madh për themelimin e zonës operative Nerodimës në fshatin Greme pa dyshim e ka pasur heroi i popullit Shaban Viqa. Pra, Gremja e meriton këtë memorial pasi që në Greme janë bërë edhe tri beteja të njohura, beteja e 2 prillit, 3 prillit edhe 22 prillit. Faktikisht, betejat janë bërë në afërsinë më të afërt të Ferizajt, pra pika më e afërt e Ferizajt ku janë zhvilluar edhe betejat. Ky memorial ndoshta është vonuar, por megjithatë shpresoj se do të përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Rafiz Sejdiu nga OVL e UÇK-së në Ferizaj.

 “Ne e kemi marrë detyrën dhe kemi biseduar me secilën nga familjet e dëshmorëve dhe i kemi zgjidhur të gjitha problemet. Tani jemi në përkrahje të komunës, si fshat jemi të gjithë të mirëpritur për këtë punë, me të vërtet ka shkuar një kohë e gjatë, por nuk do të shikojmë nga e kaluara, do të shikojmë vetëm përpara”, tha Sali Aliu.

Një nga familjarët e dëshmorëve të kësaj ane, Shaban Berisha, tha se kjo  ditë sa është e dhimbshme aq është edhe krenare.

“Është marrë një iniciativë mjaftë e qëlluar  për arsye se fshatit Greme i ka munguar që moti dhe e meriton këtë memorial. Është dhembja për mungesën e familjarëve, por kur e mendon se për çka është bërë është edhe krenaria që besoj që e mund dhembjen”,  tha Shaban Berisha. 

Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, tha se komuna në vazhdimësi do të përkrah projektet e tilla.

“I falënderoj instuticionet që gjithmonë po i mbështesin dhe do t’i mbështesin këto iniciativa, gjithashtu  u uroj familjeve të dëshmorëve shëndet e të mira, lavdi e nderë për të gjithë dëshmorët të cilët dhanë jetën për kombin tonë”, tha Kristina Gashi.

Dëshmorët që do të nderohen në këtë memorial janë Enver Topalli, Sali Berisha, Ismet Aliu, Agim Matoshi dhe Abdyselam Ahmeti.

Kohëzgjatja e punimeve të këtij memoriali parashihet të jetë deri më 2 prill 2020, ndërsa  vlera e projektit është rreth 13.000  euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending