Komuna e Ferizajt kërkon verifikimin e të ardhurve nga Shqipëria

Komuna e Ferizaj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Ferizajt, që të verifikojnë nëse personat të cilët po i strehojnë nëpër shtëpitë e tyre janë të prekur nga tërmeti.

“Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, apelon tek të gjithë qytetarët vullnetmirë dhe bizneset ferizajase që kanë hapur dyert e shtëpisë për strehimin e bashkëkombësve nga Shqipëria, që të bëjnë verifikimin e të strehuarve, duke u mbështetur në dokumentacionet që lëshohen në kufi, siç është kartoni nga Kryqi i Kuq”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës së Ferizajt, kjo duhet të bëhet pasi që është evidentuar strehimi i banorëve që nuk janë të prekura nga tërmeti, të cilët kanë abuzuar me solidaritetin e strehimin e ofruar nga familjet ferizajase.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90