Connect with us

Ferizaj

“Infrakosi” tërhoqi masën e sigurisë, marrëveshjes me shkrim nuk i gjendet fija

Published

on

Projekti “Bashkimi Qytetit”, përveç aspektit të sigurisë, nuk ka lënë pa u përcjellur me probleme edhe në aspektin ligjor. Thuajse menjëherë pas fillimit të punimeve në këtë projekt, Gjykata Themelore e Ferizajt me kërkesë të INFRAKOS-it vendosi masën e sigurisë në parcelat që menaxhohen nga ky institucion duke atakuar direkt edhe projektin “Bashkimi i Qytetit”.

 Madje, për këtë rast është mbajtur edhe seancë gjyqësore. Gjykatësi i këtij rasti Ardian Ajvazi, tregon se Gjykata Themelore e Ferizajt kishte vendosur që të mbetet në fuqi masa e sigurisë, ku më pas komuna e Ferizajt i është drejtuar edhe Gjykatës së Apelit shkallë kjo në të cilën komuna pati dalur humbëse.

“Propozuesi INFRAKOS-i me datën 07.12.2018 ka parashtruar propozim për caktimin e masës së përkohshme në parcelat ku është  edhe “Bashkimi i Qytetit” me numër 02787, sipas këtij propozimi për masë të përkohshme Gjykata me aktvendimin e saj të datës 12. 12 2018 e ka aprovuar  një propozim të tillë si të bazuar dhe ka caktuar masën e përkohshme të sigurimit dhe ia ka dorëzuar palëve në procedurë. Kundërshtarja, në këtë rast komuna e Ferizajt, e ka kundërshtuar aktvendimin mbi caktimin e masës së përkohshme dhe Gjykata ka caktuar seancën për shqyrtimin e këtij vendimi se a me lënë në fuqi apo me shfuqizu. I ka thirrur palët në seancë gjyqësore që është mbajtur më datën 22.01.2019, palët në këtë seancë i kanë parashtruar pretendimet e tyre dhe më pastaj me aktvendimin e datës 22.01.2019 kjo Gjykatë e ka lënë në fuqi vendimin paraprak dhe masën e përkohshme të sigurisë  e ka zëvendësuar  me masë të sigurimit të kërkesë-padisë. Kundër këtij aktvendimi komuna e Ferizajt ka bërë ankesë, ndërsa Gjykata e Apelit përmes aktvendimit të saj nr 792\2019 të datës 05.03.2019 e ka refuzuar ankesën dhe e ka vërtetuar aktvendimin e kësaj gjykate mbi caktimin e masës së sigurimit të kërkesë-padisë”, tha Ajvazi.

Por, problemi mes komunës së Ferizajt dhe INFRAKOS-it si duket se tashmë është mbyllur. Kjo pasi INFRAKOS-i ka tërhequr padinë, siç theksohet, pasi kanë arritur të bëjnë njëfarë marrëveshje me komunën e Ferizajt.

“Sa ka qenë kjo në procedurë sipas ankesës,  INFRAKOS-i na e ka dërguar një parashtresë mbi tërheqjen e padisë dhe kjo lëndë besoj se është kryer”, tha Ajvazi.

Përkundër që në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt ishte e qartë se masa e sigurisë ka përfshirë edhe parcelën e hekurudhave në qendër të qytetit, përkatësisht tek punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit”, drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj Arbër Bytyqi, vazhdon ta mohojë këtë, duke thënë se masa e sigurisë ka qenë vetëm për nënkalimet e tjera dhe zgjerimin e rrugës Gërlicë-Varosh.  Kurse sa i përket marrëveshjes që kanë arritur me INFRAKOS-in për tërheqje të padisë, Bytyqi thotë se nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë.

“Asnjë mosmarrëveshje nuk e kemi pasur me INFRAKOS-in sa i përket projektit “Bashkimi i Qytetit”, mosmarrëveshja ka qenë zgjerimi i rrugës Gërlicë-Varosh dhe tri nënkalimet e tjera të cilat ende nuk kanë filluar. Çështja kontestimore ka qenë se si do të ndërtohen pasi që në pjesën ku do të ndërtohen këto tri nënkalime është vetëm një binar dhe ata kanë pasur shqetësimet e veta se si do të bëhen punimet, si dhe ka qenë një problem i stafit të brendshëm pa koordinim mes vete të INFRAKOS-it pasi zyra ligjore ka ngritur padi për këto tri nënkalime dhe për rrugën Gërlicë-Varosh, por në takimin e radhës kemi sqaruar ku është mosmarrëveshja, ata kanë kërkuar që vija minimale nga hekrurudha të largohet rreth 7 metra dhe ne jemi dakorduar që zgjerimi i kësaj rruge të bëhet 7 metra larg, po ashtu për nënkalimet jemi dakorduar t’i bëjmë në bashkërendim me ta kur ata do të kenë mundësi të na japin një kohë një muaj dhe ne të fillojmë punimet, prandaj ne ende nuk kemi filluar punimet në këto nënkalime. Kurse, sa i përket projektit ”Bashkimi i Qytetit” nuk  kemi pasur asnjë mosmarrëveshje  me Hekurudhat  e Kosovës, gjithçka ka qenë e qartë, para fillimit të projektit ne kemi marrë pëlqimin nga ta, ata janë dakorduar na i kanë lëshuar edhe kushtet teknike se si duhet të jetë nënkalimi në pjesën e hekurudhës”, tha Bytyqi.

 Punimet në projektin  “Bashkimi i Qytetit”, kishin filluar në shtator të vitit 2018. Ky projekt në vlerë rreth 4 milionë euro së fundi është zgjeruar duke gëlltitur edhe parcelën e Shoqatës së Pensionistëve, ndërsa  ka paralajmërime se së shpejti do të rrënohet edhe objekti i vetëm ku funksionojnë shoqatat “Hendifer” dhe “Handikos” afër parkut të ish-çerdhes së fëmijëve në rrugën “Ramadan Rexhepi” .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending