Connect with us

Art & Showbiz

Shpallen fituesit e Bienalit të Vizatimit

Published

on

Galeria e Arteve në Ferizaj në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”, kanë publikuar emrat fitues të piktorëve më të mirë në hapjen e ekspozitës së edicionit të katërt të Bienalit të Vizatimit. Autorët kanë mundur të aplikojnë me më shumë se një punim me shprehje të lirë të vizatimit. Nga aplikuesit në këto gara, çmimin e vendit të parë e mori Vehbi Murati nga Lipjani, ndërsa  Albulen Neziri nga Peja u shpërblye me çmimin e vendit të dytë, kurse Rudolf Faja nga Shqipëria me çmimin e vendit të tretë.

Fituesi i vendit të parë në Bienalin e Vizatimit, Vehbi Murati, tregoi për inspirimin e punimeve të tij, duke thënë se ky çmim e shtynë të vazhdoj më tutje.

“Është një çmim i cili më shtynë të vazhdoj një punë më të gjatë, edhe kur kam qenë si student kam qenë student i dalluar në lëndën e vizatimit, jam shpërblyer nga Fakulteti i Arteve dhe me këtë rast dua ta cekë se Ferizaj prapë e ka gjetur një vizatim i cili është vlerësuar edhe nga profesorët edhe të akademive tjera. Këto punime realisht janë në vazhdën e pikturave të cilat unë i kam realizuar kohëve të fundit dhe paraqesin braktisjen e materiales dhe shpirtit. Realisht kemi disa tjegulla të cilat janë të lëna, të papërdorura, të cilat në një mënyrë asocojnë me gjendjen të cilën ne e kemi kaluar si shoqëri, po ashtu është një grumbull i librave të cilat në aspektin mendor janë të diskriminuara”, tha Vehbi Murati.

Ndërkaq, Rubi Mandija nga Shqipëria, që ishte anëtar i jurisë në këtë Bienal të Vizatimit, tha se vizatimi është një art i jashtëzakonshëm i shprehjes.

“Vizatimi është një art i jashtëzakonshëm, është arti me të cilin ne të gjithë e kemi filluar, si piktorët, si skulptorët, si arkitektët, është vizatimi me të cilin të gjithë njerëzit në fakt në jetën e tyre të paktën në fëmijëri e kalojnë dhe është një art me të cilin mbetet edhe në epokën bashkëkohore, vazhdon të ruaj atë peshë të rëndësishme që ka pasur gjatë gjithë historisë së artit”, tha Rubi Mandija.

Kuratori i këtij edicioni të Bienalit të Vizatimit, Jetullah Sylejmani, tha se punimet kanë qenë me kode dhe pa emra për korrektësi në zgjedhjen e fituesëve.

“Ky format ka sjellur forma të ndryshme të shprehjes si një gjuhë individuale e secilit artist i cili përmes gjuhës së tij ka sjellur qoftë botën e tij emocionale, qoftë atë konceptuale, ku në shumë vizatime shohim edhe trajtimin e shumë fenomeneve të ndryshme me të cilat ballafaqohemi ne si shoqëri”, tha Jetullah Sylejmani”.  

Në hapjen e kësaj ekspozite kishte vizitorë të shumtë.  Njëri nga ta ishte edhe piktori nga Ferizaj, Habib Musliu, i cili u shpreh krenar për punimet e autorëve.

“Ndihem krenar sepse i shoh të rinjtë, fëmijët tanë që nuk kanë stagnuar por që mund të krahasohen me talentët botëror, këtë e them me të vërtetë sepse ka shumë talentë, sidomos Ferizaj është i dalluar për art, janë disa kurse private që mbahen këtu dhe e shoh pak apo shumë i përcjelli, ka kaq nxënës të talentuar që me të vërtet të lënë pa mend”, tha Habib Musliu.

Në shpalljen e fituesëve ishte prezente drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, e cila tha se artistët gjithmonë do të kenë përkrahje nga drejtoria që ajo udhëheq.

“Komuna e Ferizajt po shënon rritje të aktiviteteve në vazhdimësi dhe kjo rritje nuk është vetëm për nga sasia, por edhe nga cilësia, sepse konsiderohet që komuna e Ferizajt po realizon mjaft aktivitete të mirëfillta dhe padyshim që ka gjetur përkrahjen e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt”, tha Xhemile Murati- Shabani.

Garat e Bienalit të Vizatimit kanë pasur karakter ndërkombëtar ku kanë aplikuar autorë nga vende të ndryshme si Gjermania, Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Për pjesëmarrje në këtë edicion kanë aplikuar 46 artistë prej të cilëve 32 janë përzgjedhur si pjesëmarrës, ndërsa kanë qenë 119  vepra konkurruese, nga të cilat juria ka përzgjedhur 54 vepra dhe ka refuzuar 65 të tjera.

Pjesëtarë të jurisë ishin profesor Nehat Beqiri nga Maqedonia e Veriut, profesor doktor Rubi Mandija nga Shqipëria dhe profesor doktor Zeni Ballazhi nga Kosova.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art & Showbiz

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.

Published

on

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme, transmeton A2CNN.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Për sa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim” thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare.

Një pjesë të jetës së tij, Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, kurse më parë kishte edhe titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Rolet kinematografike:

  • Kronikë provinciale (2009)
  • Ne dhe Lenini (2008)
  • Nata (1998)
  • Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
  • Binarët (film) (1987)
  • Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
  • Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
  • Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
  • Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
  • Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi
  • Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)
  • Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani
  • Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake
  • Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios
  • Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
  • Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit
  • Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa

Continue Reading

Art & Showbiz

Kryevepra e Pikasos që portretizon dashnoren e tij mund të shitet mbi 120 milionë dollarë

Published

on

Një kryevepër e Pikasos , e titulluar “Femme à la montre” (Gruaja me orë), pritet të shitet mbi 120 milionë dollarë kur të dalë në ankand më vonë gjatë vitit.

Piktura në vaj e vitit 1932, do të jetë në qendër të vëmendjes në ankandin dy-ditorë në Sotheby’s në Nju Jork në nëntor, kur edhe do të dalë në shitje koleksioni i Emily Fisher Landau.

Piktura me përmasa 130 x 96,5 centimetra, shfaq të dashurën dhe “muzën e artë” të Pikasos,

Marie-Thérèse Walter, e cila u portretizua në disa nga pikturat e tij.

Deri tani, disa nga veprat e Pikasos u shitën me shuma mbi 100 milionë dollarë, derisa në maj të vitit 2015, kryevepra e tij “Les femmes d’Alger” (Versioni “O”)  u shit nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Nju Jork për 179.4 milionë dollarë.

Continue Reading

Art & Showbiz

Sonte përfundon Festivali Teatrove – Agjenda për sot

Published

on

Sot në mbrëmje përfundon Festivali Teatrove që ka filluar më 1 tetor në Ferizaj.

Me fillim nga ora 17:00 do të jetë retroteatri me perfomancën “Premartyris” i regjistorit Kushtrim Mehmeti që shfaqet në kishën katolike.

Kjo ditë vazhdon me shfaqjen “Koleksionisti i syve” me autor Ag Apolloni e regjisor Ben Apolloni që shfaqet në teatrin “Adriana” me fillim nga ora 18:00.

Në ora 19:30 bëhet ndarje e shpërblimeve kurse festivali përfundon me ndejën në oborrin e teatrit ku me fillim nga ora 21:00 performon Edona Reshitaj.

Continue Reading

Trending