Connect with us

Ferizaj

Akuza e kundërakuza në mbledhjen e Kuvendit Komunal

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizajt mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit. Në këtë seancë pa ndonjë diskutim u miratuan propozimet e ekzekutivit që ishin proceduar për sot,  por shumë debat ngjalli propozimi i LDK-së për raportimin mbi gjendjen e shëndetësisë ferizajase, konkretisht shqetësimi i Burim Karametës, për siç thotë ai, konsumimin e alkoolit nga punëtorët shëndetësor brenda orarit të punës.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi, tha se do të angazhohen për të vërtetuar nëse ka ndodhur një gjë e tillë, duke formuar një komision për këtë rast. Megjithatë, ai më shumë u fokusua në punët e realizuara gjatë këtij viti.

 “Sa i përket këtij viti ka qenë vit me angazhime dhe sfida dhe me suksese të njëpasnjëshme, sa i përket sfidave edhe në këtë vit jemi përballur me të metat që na i ka lënë qeveria e kaluar, 240 mijë euro janë marrë nga përmbaruesi në vitin 2018, mbi 156 mijë këtë vit nga përmbaruesi dhe më e dhimbshmja është mbi 47 mijë euro janë marrë nga shtëpia bazë në komunitet nga personat të cilët janë me probleme mentale dhe kjo ka ndodhë falë keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar”, tha Ademi.

Ndaj këtyre akuzave reagoi ish-kryetari i komunës nga LDK-ja Muharrem Svarqa, duke shprehur dyshimet e tij për bashkëpunimin e komunës së Ferizajt me përmbaruesit.

“E vërteta është që flitet aq pa turp për 41 milionë euro borxhe, por nuk flitet me kompetencë kur flitet për përmbaruesit se cilat janë masat që ka ndërmarrë qeveria komunale që të parandaloj marrjen e mjeteve nga projektet. Sipas informacioneve që kemi, kemi një të vërtet që komuna e Ferizajt nuk ka bërë asnjë prapësim në masat e përmbaruesve privat në dobi të operatorëve ekonomik dhe të merren aq shumë miliona përmes përmbarimit pa asnjë reagim të komunës kjo flet qartë për bashkëpunimin e sektorëve të caktuar me përmabruesin”, tha Svarqa.

Debat më i gjatë u zhvillua në mes të asamblistit të LDK-së Burim Karameta dhe atij të PDK-së Lulzim Abazi.

U akuzova se unë kam 182 familjarë të punësuar në QKMF, me u ulë e me qajtë unë më shumë se 15 veta familjarë të mi nuk jetojnë në Ferizaj, në shëndetësi është i punësuar vetëm vëllai im. Ky drejtor, kur kam qenë unë drejtor ka ardhë në zyre të unë dhe ka thënë familjarja ime e ngushtë a ka mundësi me ia vazhdu kontratën dhe me kushtin me ardhë unë në LDK”, tha Burim Karameta.

“Unë veç po du me kujtu që nuk e mban mend Ferizaj asnjë projekt kapital në qeverisjen e Muharrem Svarqës, nuk e di  me cilin projekt mundet me u mburrë dhe me sa fytyrë dalin e akuzojnë qeverisjen lokale ku projektet e kësaj komune veç po preken nga qytetarët. Shëndetësia në kohën e Burim Karametës ka qenë katastrofale”, tha Lulzim Abazi nga PDK.

“Po flitet për menaxhim, edhe Luli në mënyrë indirekte mundet me i kontribu kësaj. Ka një raport të auditorit të jashtëm që flet për secilin, nuk është mirë që të reduktohen kështu gjërat, sa u përket projekteve nuk dua të flas, por kjo qeveri lokale është duke i realizuar projektet e qeverisë së kaluar, tjetër është që bënë përpjekje me i përvetësu”, tha Muharrem Svarqa.

Asamblisti Ali Halimi nga Nisma Socialdemokrate, i bëri ftesë publike Prokurorisë së Shtetit t’i hetoj këto çështje.

“Ka mundësi me u bë mirë në shëndetësi, por një e di që drejtori nga ajo që e njoh nuk është hajn dhe kjo është me rëndësi, ai nuk i ka bërë 3-4 banesa, këtu u fol për miliona euro të keqpërdorura, unë këtu e thërras Prokurorinë e Shtetit që të merret me këto akuza“, tha Halimi.

Pas gjithë kësaj, drejtori i Shëndetësisë Bekim Ademi, u shpreh i bindur se asnjëherë nuk e ka keqpërdorur paranë publike.

“Ju falënderoj për sugjerimet, kritikat që ishin me vend do t’i përmirësojmë ndërsa ato të cilat janë të pabaza nuk na pengon të ecim tutje. Nëse e gjeni vetëm një njeri që 5 centë ia kam dhënë, jam në gjendje me bë edhe aktin më të marrë, vetëvrasje”, tha Ademi.

Në këtë seancë, pas kërkesës së Nehat Mustafës, raportoi edhe drejtori i Arsimit Afrim Llabjani  në lidhje me mosdhënien e bursave të studentëve, i cili tha se mjetet që ishin ndarë për studentë janë marrë nga përmbaruesi, por janë duke bërë përpjekje që ato mjete t’iu kalojnë sa më parë studentëve.

 Pas heqjes së parë të taksës për biznesegjatë mandatit të parë të kryetarit Aliu dhe rivendosjes së saj nga administrata e kaluar dhe e tanishme, sërish kuvendarët e Ferizajt hoqën taksën e bizneseve me të cilën ngarkoheshin disa kategori të veprimtarive në komunën tonë.

Po ashtu, në këtë seancë u miratua Rregullorja Komunale për Transparencë, propozim vendimi për ndryshimin e Statutit të KRU “Bifurkacioni” nga Ndërmarrje Publike Lokale në Ndërmarrje Publike Qendrore dhe Plani i Punës së Kuvendit të Komunës të Ferizajt për vitin 2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending