Connect with us

Ferizaj

Leona Jahiri zgjedhet vullnetarja e vitit 2019

Published

on

Leona Jahiri është zgjedhur vullentarja e vitit 2019, nga sektori i Rinisë në Ferizaj, i cili funksionon në kuadër të Drejtorisë së Kulturës në këtë qytet.

Në mesin e 7 vullnetarëve që kishin aplikuar për këtë çmim, komisioni ka vlerësuar se ky çmim duhet t’i ndahet Jahirit për kontributin humanitar gjatë vitit që lamë pas.

“Falënderoj komisionin që më kanë zgjedhur vullnetare të vitit, puna që po e bëjmë që disa vite radhazi sot u shpërblye dhe këtë mirënjohje nuk po e marrë për vete, por për gjithë bashkëmoshatarët e mi vullnetarë të cilët bëjnë punë vullnetare në komunitet dhe atë veç për një qëllim të caktuar, që të gjithë me u ndje të lumtur ku jetojmë”, tha Jahiri.

Feim Hoxha, nga Ministria e e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, tha se po planifikojnë që në të ardhmen puna vullnetare  të njihet si përvojë pune. 

“Ministria e Kulturës,  e Rinisë dhe e Sportit ka filluar një fazë të rëndësishme,  sepse tani ne jemi duke e ndryshuar ligjin për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë dhe me këtë ligj përveç që e kemi të rregulluar punën vullnetare me udhëzim administrativ dëshirojmë që kjo punë të konsiderohet si përvojë pune“, tha Hoxha.

Në këtë ceremoni, drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani, tha se edhe komuna e Ferizajt është angazhuar që të sjellë projekte në të mirë të të rinjve.

“Viti 2019 po konsideroj që ka qenë një vit i suksesshëm për drejtorinë e Kulturës pasi ministri dhe kryetari i komunës kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi dhe ato këtë vit do të lulëzojnë   dhe ato janë disa projekte kapitale që do të jenë në të mirë të rinisë të cilët organizojnë aktivitete të ndryshme”, tha Murati-Shabani.

Njëra nga anëtaret e komsionit që ka bërë përzgjedhjen e vullnetarit të vitit, Arbenita Topalli, tha se puna vullnetare nuk është e lehtë të bëhet, prandaj ajo kërkoi që kjo punë të shpërblehet më shumë.

“Edhe unë punoj punë vullnetare vet dhe e di se si e marrim punën vullnetare, shpesh ne angazhohemi dhe bëjmë energji për një punë që nuk paguhemi dhe nuk është e lehtë me punu vullnetarisht sepse bën sakrificë për me i qëndru në ndihmë dikujt. Gjatë vlerësimit që kemi bërë unë kam qenë shumë e kënaqur me punën që kanë bërë këta vullnetarë dhe uroj që edhe vitet e tjera ju nuk keni me u ndalë me këtë llojë pune”, tha Topalli.

Punë vullnetare në Kosovë po kryen edhe Kim Nguyen nga Amerika. Kjo  vullnetare e Korpusit të Paqes në Kosovë, tregoi se që dy vite po jeton në qytetin e Ferizajt duke u angahuar për fuqizimin e  gruas dhe të rinjve.

“Jam e nderuar të ndihmoj fuqizimin e grave dhe zhvillimin e të rinjve, jam shumë  e lumtur që jetoj dhe punoj këtu në Ferizaj dhe shpresoj që shërbimi im këtu ka kontribuar në punën e mirë që kemi realizuar”, tha Nguyen.

Çmimi “Vullnetari i Vitit” parasheh një vlerë monetare nga 500 deri në 1500 euro, për shumën e saktë të të cilit vendos kryetari i komunës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending