Connect with us

Ferizaj

Planifikohet rregullimi i tregut të kafshëve dhe i strehimores për qentë endacakë

Published

on

Në një konferencë për media, Drejtori i Bujqësisë dhe i Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami shpalosi punën e bërë në vitin që lamë pas. Ai tha se projektet e vitit 2019 kanë pasur impakt të jashtëzakonshëm pozitiv për fermerët e Ferizajt.

“Për herë të parë në Kosovë, jo vetëm në Ferizaj, kemi shpërndarë pleh artificial azotik, kemi nënshkruar marrëveshje me TIKA turke dhe shpërndarë 20 motokultivatorë së bashku me pajisjet e tyre, organizuam panairin e prodhimeve bujqësore së bashku me organizatën joqeveritare IKC, po ashtu së bashku me këtë organizatë shpërndamë 7.5 hektarë lajthi dhe sistemin e ujistjes pikë-pikë. Së bashku me “Besiana-G”, “Agrium SHPK” dhe ”DST Product” si kooperues të USAID-it, mbollëm 12 hektarë dredhëza industriale dhe gjithashtu folinë e zezë dhe sistemin e ujiitjes pikë-pikë. Për herët të parë organizuam panairin e gjedhit në komunën e Ferizajt, po ashtu investuam në sistemin kundër breshërit ku efektivisht do të mbrohen 4 hektarë në mollë, shpërndamë po ashtu 93 pajisje të reja bujqësore. Për herë të parë në bashkëpunim me OJQ-në “IADK” bëm hapjen e pikës prodhuese të ëmbëlsirave, një biznes i vogël, por shumë fitimprurës për familjen përfituese”, tha Burim Bajrami.  

Përpos punës së bërë në vitin e kaluar, drejtori Bajrami tha se për vitin 2020 synojnë që duke mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe përmes projekteve në blegtori të mbrojnë edhe shëndetin e njerëzve.

“Për vitin 2020 kemi futur dy projekte me rëndësi të veçantë, për të cilat edhe ju kam ftuar sot. Është projekti i rregullimit të tregut të kafshëve dhe aneksin për rehabilitimin e qenve endacak apo siç po njihet tani në opinion si strehimorja e qenve, projekte të cilat do t’iu shërbejnë të gjithë fermerëve të komunës sonë, por edhe të Republikës së Kosovës për kushte sa më të mira në tregtimin e kafshëve të gjalla dhe të ushqimeve për kafshë në tregun tonë. Po ashtu, një projekt i ri në komunën tonë i cili nuk është aplikuar më herët është projekti i shtrimit të rrugëve të arave, projekt që po realizohet për herë të parë në këtë vit në komunën e Ferizajt. Do të ngrisim edhe më tutje bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në këtë vit me qëllim mbrojtjen e pyjeve dhe natyrisht që do të jemi insistues në të gjitha zyrat ndërkombëtare për bashkëpunim në investime në këtë sektor”,  tha Burim Bajrami.

Drejtori Burim Bajrami, tha se krahasuar me vitin e kaluar buxheti i Drejtorisë së Bujqësisë në investime kapitale dhe mallra e shërbime do të jetë për 145 mijë e 839 euro më i lartë se vitin e kaluar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending