Connect with us

Ferizaj

Kundërshtohet vendimi për largimin e Dashurie Ahmetit nga pozita e shefes së Rinisë

Published

on

Udhëheqësja e deritanishme e Sektorit të Rinisë pranë Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dashurie Ahmeti, nga tash do të mbaj pozitën e zyrtares për shërbime sociale, pas një vendimi që ajo pranoi nga komuna e Ferizajt. Një vendim të tillë ajo e quan të turpshëm.

17 vjet mund, kontribut dhe angazhim, sot kam pranuar vendimin më absurd në institucionin ku edhe jam rritur, nga pozita Udhëheqëse e Sektorit të Rinisë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në pozitën Zyrtare për Shërbime Sociale, kjo nuk don koment. Marre! “, është shprehur Ahmeti në një postim në facebook.

Këtë vendim nuk e kanë pritur mirë as vullnetarët e këtij sektori. 

“Lajmi për largimin e Dashurisë nga pozita e saj ka qenë shumë i  befasishëm duke marrë parasysh angazhimin e saj dhe punën që ka bërë për rininë dhe duke u bazuar krejt në këtë punë ne e vlerësojmë si të padrejtë dhe të paarsyeshëm  vendimin e kryetarit për largimin e Dashurisë. Ne nuk e dimë arsyen pse, por duke parë spekulimet e njerëzve që e mendojnë veten udhëheqeës të ri të sektorit dhe duke i njohur ata, nuk mendojmë se do të vazhdojmë punën njëjtë që kemi bërë deri tani”, tha Egzon Musliu.

 Për largimin e Ahmetit nga kjo pozitë, kryetarit Aliu do t’i dërgohet edhe një peticion i cili është duke u organizuar nga vullentarët e këtij sektori.

 “Ne si grup kemi ndërmarrë inciativë të bëjmë edhe një peticion dhe t’ia dërgojmë kryetarit të komunës që me shqyrtu edhe një herë rastin e degradimit të pozitës së Dashurisë. Peticionit do t’ia bashkëngjesim edhe letrën me nënshkrime të të gjitha gjeneratave që kanë qenë vullnetarë dhe që kanë bashkëpunuar me të dhe lusim kryetarin që të shqyrtoj këët vendim edhe një herë”, tha Elmira Topalli, vullnetare në Sektorin e Rinisë.

 Përveç vullnetarëve të Sektorit të Rinisë, për shkarkimin e Ahmetit ka reaguar edhe grupi i grave të Akademisë për Lidership të cilat kanë paralajmëruar edhe një protestë me moton “Kundër diskriminimit të grave”, kjo pasi nga burime jozyrtare merret vesh se  në vend të Dashurie Ahmetit do të vie një person i gjinisë mashkullore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending