Connect with us

Ferizaj

Përkujtohet dëshmori Rexhep Aliu

Published

on

Në teatrin “Adriana” të Ferizajt është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të rënies së dëshmorit të UÇK-së Rexhep Aliu. Familjarë, miq, të afërm dhe drejtues të institucioneve lokale përkujtuan të ndjerin për sakrificën dhe punën e bërë për vendin. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, tha se liria që gëzojmë sot është falë atyre që u flijuan gjatë luftës në Kosovë.

“Edhe Rexhepi si çdo martir e hero i këtij vendi, lirisë i dhanë shije tjetër, dhanë gjakun e tyre me shpresën se të gjithë do të gëzojnë lirinë. Qindra e mijëra martirë, dëshmorë e heronjë të kombit ishin lajmëtarët se liria është afër, se Kosova do të çlirohej, se në mejdanin e lirisë po dilnin tash zotësit e Kosovës, trimat e trimëreshat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve të kombit, lavdi të rënëve për lirinë që e gëzojmë sot”, tha Agim Aliu.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, Xhavit Jashari dhe ish-komandanti i UÇK-së, Hamdi Ndrecaj, i njohur si komandant ”Panteri”, thanë se vendi duhet t’i kujtoj përherë ata që ranë për liri.

“Ne do të vazhdojmë çdoherë t’i kujtojmë, t’i nderojmë, t’iu japim vendin meritor gjithë brezave sepse ata ishin që mbajtën gjallë idealin e të parëve tanë dhe e vërtetuan se lirinë nuk e sjellë askush, por ajo fitohet me veprime, me aktivitete e sidomos me luftëra dhe me rënie. Sot e kemi lirinë falë sakrificës, falë përpjekjeve të mëdha e cila kulmoi me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Xhavit Jashari.

“Sot në 30 vjetorin e rënies ne kujtojmë me admirim Rexhepin, me të gjithë respektin dhe nderimet më të mëdha që i kemi për të dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, pavarësinë e vendit, në këtë kohë ata ishin kolosët e kombit tonë, ishin kolosët më të mëdhenjë sepse kështu e kemi kryer një obligim shumë të vogël krahasuar gjatë periudhave historike çfarë bënë ata për ne”, tha Hamdi Ndrecaj.

Rexhep Aliu vdiq më 29 janar të vitit 1990 në moshën 43 vjeçare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending