Connect with us

Bujqësi

Fermerët fillojnë mbjelljen e perimeve të stinës

Published

on

Kultivimi i perimeve vazhdon të mbetet një veprimtari e dobishme në Kosovë. Fermeri Dursim Karaliu nga fshati Pleshinë i Ferizajt, i cili ka mbi 6 vite që merret me këtë veprimtari bujqësore, ka një muaj që ka mbjellë fidanet  e domateve, specave, trangujve dhe marullave.

Farat e fidaneve startojnë nga fillimi i janarit, po ashtu edhe të luleve, fidanet e perimeve janë të gjitha hibride, ne këto fidane i kultivojmë me ndihmën e ngrohjes qëndore që e kemi në serrë, edhe pse gjatë muajit janar, muajit shkurt dhe muajit mars janë temperaturat e ulëta, mirëpo me ndihmën e ngrohjes arrijmë deri tek përfundimi i gjithë procesit të kultivimit. Faza e zhvillimit të shitjes fillon diku me 15 prill deri në fund të majit, sepse fermerët furnizohen për mbjelljen në serra  njëkohësisht edhe nga mesi i majit për fushë të hapur”, tha Karaliu.

Karaliu thotë se këtë vit temperaturat kanë qenë të favorshme për këtë veprimtari bujqësore. 

“Këtë vit fatmirësisht temperaturat kanë qenë të mira meqenëse nuk ka pasur shumë minus dhe 80% e kohës ka qenë me diell dhe kjo na ndihmon shumë edhe neve për ngrohje, por edhe për bimë pasi janë në një fazë shumë të ndjeshme pasi nëse ka temperaturë të ulët mund të shkaktoj edhe humbjen e fidaneve”, tha Karaliu.

Fermeri nga Pleshina kultivon perime në serrë në një sipërfaqe prej 40 ari, kurse në fushë të hapur ai kultivon fidane të perimeve dhe luleve në një sipërfaqe prej 2 hektarësh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bujqësi

Një vit inflacion, parashikimet për vitin 2023

Published

on

Rritja dyshifrore e inflacionit varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik në vend.

Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se situata e krijuar me rritjen e çmimeve i detyroi ata të heqin dorë nga disa produkte, ose t’i sigurojnë me vështirësi.

“Mishi është harruar, krejt rrallë e hiç”, thotë Feride Vokrri për REL.

Rritje çmimesh – në disa raste mbi 100% – kanë pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve – nga mishi, mielli, vaji deri te materialet ndërtimore, rryma, nafta.

“Një litër vaj ulliri 8 euro, për të tjerat nuk e di çfarë të them. Të gjitha shtrenjtë, të gjitha”, thotë Mihrije Osmani.

Për Namik Canhasin, rritja e çmimeve është po ashtu “jonormale”.

Patriot Maqastena, i cili punon si tregtar në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, thotë se shitjet kanë rënë.

“Blerës ka më pak, disa çmime janë rritur pak më shumë, disa artikuj, jo të gjithë”, thotë ai.

Si gjetkë në botë, rritja e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vendi do ta përmbyllë vitin me normë mesatare të inflacionit 12 për qind.

Paga mesatare e punonjësve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ishte rreth 480 euro.

Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, publikoi në muajin nëntor një raport për ndikimin e inflacionit në ekonomitë familjare.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i këtij instituti, jep më shumë hollësi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë:

Në përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit, Qeveria e Kosovës miratoi në muajin shtator një pako në vlerë prej 150 milionë eurosh.

Prej saj përfituan një numër qytetarësh, kryesisht familje me asistencë sociale dhe pensionistë.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave të Kosovës nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për të biseduar për këtë çështje.

Sipas Institutit GAP, autoritetet është dashur të marrin masa që do të mbështesnin edhe rritjen e prodhimit të brendshëm, meqë inflacioni në Kosovë është në masë të madhe i importuar.

Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë, po ashtu, se masat e ndërmarra nga autoritetet nuk ishin të mjaftueshme.

Lulzim Rafuna, kryetar i kësaj ode, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar sipas ligjeve në fuqi, përkatësisht nuk i ka rritur pagat në sektorin publik në përputhje me rritjen ekonomike.

Në sektorin publik në Kosovë janë të punësuar mbi 80.000 persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro.

Vlerësimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen ekonomike në vitin 2022 janë më negative.

Nga 10 për qind sa ka qenë vitin e kaluar, këtë vit nuk pritet të kalojë 4 për qind.

Hasaj, nga Instituti GAP, thotë se inflacioni ndikon në aktivitetin ekonomik, sidomos në një vend si Kosova që nuk ka kapacitete të mëdha prodhuese.

Për vitin 2023, Banka Qendrore e Kosovës parasheh rënie të inflacionit.

Guvernatori i këtij institucioni, Fehmi Mehmeti, thotë:

“Pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 të kemi ulje të inflacionit deri në 6 për qind dhe kjo në masë të madhe do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pastaj do të ndikojë në rritjen e konsumit si komponent kryesor të rritjes ekonomike në vend”.

Edhe ekonomistët e huaj, që i citojnë disa media ndërkombëtare, presin që inflacioni të bjerë në vitin 2023.

Një arsye për këtë optimizëm është stabilizimi i zinxhirit të furnizimeve, ndonëse është vështirë të parashikohet me siguri se çfarë do të ndodhë në skenën gjeopolitike./REL

Continue Reading

Bujqësi

Ministri i Bujqësisë: 200 tonë speca nga Kosova në Evropë

Published

on

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se fermeri Mehdi Bresilla nga fshati Llugaxhi i Komunës së Lipjanit po përgatit 200 tonelata speca të llojit somborka për t’i eksportuar për në shtetin e Suedisë.

Sipas ministrit Faton Peci prodhimet vendore po përfaqësohen me cilësi në sofrat e Evropës.

Prodhimet tona vendore po përfaqësojnë cilësinë në raftet e dyqaneve në mbarë Bashkimin Evropian, duke filluar nga frutat e imta, frutat tjera e perimet. Nga toka e Kosovës në sofër të Evropës”, tha Peci.

Vitin e kaluar, fermeri Bresilla përmes aktivitetit të tij bujqësor ka arritur që vetëm rendiment nga specat të vjelë rreth 170 mijë kilogramë. Ai po ashtu planifikon që të eksportojë edhe 100 mijë kilogramë lakër.

Përveç kulturës së specit që zë një sipërfaqe prej 8.5 hektarë dhe lakrës me 1 hektar, ai kultivon edhe 5.2 hektarë me mollë, 9.3 hektarë me grurë, 8.7 hektarë me misër dhe 2.2 hektarë me dredhëz, e tëra e dedikuar për eksport.

Continue Reading

Bujqësi

Përplasje ndërmjet opozitës dhe pushtetit në Ferizaj për tenderin e plehut artificial

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, ka akuzuar pushtetin lokal për neglizhencë në procesin e subvencionimit të fermerëve me pleh artificial.

Në konferencën e sotme për media asamblisti i Vetëvendosjes, Brahim Osmani kërkoi nga drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj sqarim për mos hapjen e aplikimit për subvencionet e këtij viti pasi sipas Osmanit fermerët edhe pse kanë paguar për aplikim, nuk janë subvencionuar as vitin e kaluar.

“Më 8 shkurt të vitit 2021, Drejtoria e Bujqësisë e kishte shpallur thirrjen për aplikim drejtuar fermerëve që do të marrin plehun artificial për grurin e mbjellur. Sot e kësaj dite asnjë fermer nuk e ka marrë asnjë kilogram pleh artificial edhe pse tenderët ishin shpallur e anuluar. Fermerët patën aplikuar dhe kushtet i kishin plotësuar, por vetëm komuna nuk e ka bërë punën e saj duke mos i’u dhënë bujqëve plehun artificial që e meritonin atëherë dhe që e meritojnë edhe në këtë vit. Bujqit e meritojnë plehun por jo këtë qeverisje që as pleh nuk siguron.

E ftoj publikisht drejtorin që të mos heshtë por të tregoj se çfarë po ndodh me mjetet që janë planifikuar për blerjen e plehut të vitit të kaluar dhe të hapë sa më parë thirrjen për aplikim të këtij viti. Kjo qeverisje duhet të ndjekë shembullin e mirë të qeverisë Kurti, e cila ka shumëfishuar ndihmën pothuajse në të gjitha kulturat bujqësore që mbillen më shumë në vendin tonë. Ne nuk kemi pritshmëri nga kjo qeverisje sepse e njohim çfarë është, por ata nuk duhet të presin më shumë për të hapur thirrjen për aplikim për pleh sepse edhe ashtu janë vonuar tepër shumë.” tha Brahim Osmani nga Lëvizja Vetëvendosje

Brahim Osmani – Lëvizja Vetëvendosje

Në përgjigje të akuzave nga Lëvizja Vetëvendosje, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami tha se arsyeja për mos dhënien e subvencioneve vitin e kaluar, është për shkak të mos shqyrtimit të tenderit për pleh artificial nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.  

‘Zotëriu në fjalë tha pa vërteta të mëdha, kur përmendi se fermerët e Komunës sonë kanë bërë pagesa për me përfitu pleh azotik në vitin e kaluar. Vitin e kaluar i kemi zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme nga ana e drejtorisë tonë. Meqenëse operatorët ekonomik kanë pasur probleme mes vete dhe janë ankuar disa herë në Organin Shqyrtues të Prokurimit i cili ende sot e kësaj dite nuk ka bord për të analizuar ankesat e operatorëve ekonomik kemi mbete pa e shpërndarë plehun azotik vitin e kaluar. Mirëpo të njëjtat mjete (financiare), shuma prej 60,000 € është bartë nga viti i kaluar, për këtë vit dhe këtë vit e kemi iniciuar procedurën e prokurimit më 4 shkurt. Ku kemi kërkuar që në vlerën prej 120.000€ të na furnizojnë me pleh azotik dhe prapë të njëjtat kompani nuk i kanë plotësuar kriteret që Zyra e Prokurimit i ka paraparë dhe ne ta ri-tenderojmë prapë të njëjtin procedurë dhe e kemi ri-tenderu më 24 mars, ku kjo procedurë tani është në fazën e vlerësimit. Në momentin që Zyra e Prokurimit e bënë vlerësimin dhe vjen në përfundim se një operator ekonomik i plotëson kushtet për furnizim me 125 mijë kilogram pleh azotik, ne jemi të gatshëm që ta shpërndajmë qysh në javën e parë pasi të nënshkruhet kontrata. Keni parasysh që të gjitha aplikimet e vitit të kaluar janë relevante dhe vlejnë për fermerët tonë. Nuk ka nevojë që të aplikohet përsëri, listat i kemi  të gatshme për sasinë që do ta përfitojnë fermerët e komunës sonë dhe vetëm po presim që Zyra e Prokurimit të nënshkruajë kontratën dhe ne t’i zhvillojmë punimet në terren.” tha Burim Bajrami – Drejtor i Bujqësisë në Ferizaj

Burim Bajrami – Drejtor i Bujqësisë në Ferizaj

Afati për dorëzimin e ofertave në aktivitetin e ri-shpallur të prokurimit për furnizim me pleh artificial është publikuar para tri ditësh ndërsa në tender kishte aplikuar vetëm një operator ekonomik.

Procesverbali i hapjes së ofertave i datës 12 Prill 2022 për aktivitetin e ri-shpallur të prokurimit për furnizim me pleh artificial

Continue Reading

Trending