Connect with us

Ferizaj

Parku i Lirisë mbulohet nga mbeturinat

Published

on

Këtë fundjavë parku i Lirisë në Ferizaj u mbulua me mbeturina prej më të ndryshmeve nga persona të pandërgjegjshëm që frekuentojnë këtë zonë. Drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili, duke fajësuar qytetarët tha se po mundohen që t’i menaxhojnë këto mbeturina.

 “Aty ka mbeturina të lloj-llojshme, ka vaj, shishe të ndryshme plastike, gjë që nuk është normale, sepse njerëzit në parkun e Lirisë nuk përdorin vajëra ose gjëra të ndryshme ushqimore apo edhe ato shtëpiake të cilat nuk janë karakteristike për parkun e Lirisë sepse njerëzit dalin për rekreacion dhe nuk kanë kohë të merren me çështje të tjera, do të thotë ne po mundohemi përmes ndërmarrjeve publike t’i menaxhojmë këto, mirëpo nganjëherë është i pamundur dhe reagimi i tyre ndoshta vonon, por megjithatë qytetarët kanë të drejtë të ankohen. Po mundohemi që bashkë me ndërmarrjet publike të ketë një mirëmbajtje sa më të mirë, e keni parë edhe parkun që është në hyrje të parkut të Lirisë, që është vendosur me lodra të ndryshme, aty gjendja është e mirë, mirëpo pjesa në fillim ku është kontejneri i madh, aty për shkak edhe të pakujdesisë së qytetarëve ndoshta nganjëherë edhe qentë endacakë vie deri tek shpërndarja e atyre mbeturinave. Kërkoj nga qytetarët që edhe nëse hedhin mbeturina, t’i lidhin në thasë të veçantë për mbeturina, mundësisht të respektohet orari, sidomos në zonën e qytetit, jo të vendosen pesë apo gjashtë orë para orarit, sepse qentë endacakë apo era shpeshherë na paraqesin probleme”, tha Arben Halili.

Ndërkaq, në kompaninë “Pastërtia” në Ferizaj, apelojnë tek qytetarët që të kenë më shumë përkujdesje ndaj ambientit.

“Zbrazjen e kontejnerëve e kemi me rregull, nuk ka vonesa, zakonisht bëhet ditën e hënë për shkak që kemi vizitorë më shumë dhe bëhet gjatë javës, varësisht nga kërkesat që kemi nga punëtorët e kompanisë “Ambienti”. Ka mundësi që gjatë verës zbrazjet të jenë më të shpeshta, mendoj që janë të mjaftueshëm kontejnerët që gjenden tani, gjatë verës sigurisht që kemi edhe zbrazje më të shpeshta brenda javës. Zbrazja është obligative të hënën për shkak të vikendit”, tha Agim Rexhepi.

Drejtoria e Shërbimeve Publike njoftoi se është në hartim e sipër të një plani operativ që në bashkëpunim me Inspektoratin e kësaj komune të shtojnë kontrollet nëpër hapësirat e ndryshme publike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending