Connect with us

Ferizaj

‘’Lëvizja Fol’’ diskuton për Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Published

on

Organizata joqeveritare “Lëvizja Fol” ka mbajtur debat me anëtarë të Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe zyrtarë të kësaj komune, ku temë diskutimi ishte ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Yllka Buzhala, hulumtuese në këtë organizatë, tha se ky ligj ka një rëndësi të veçantë prandaj duhet të gjejë zbatim, pasi sinjalizuesit ndihmojnë në uljen e keqpërdorimeve në institucione, integritetin financiar dhe sundimin e ligjit.

“Përfitues gjeneral janë publiku i gjerë, ne jemi taksapagues të këtij vendi dhe me taksat e qytetarëve bëhen investimet e ndryshme dhe e kemi obligim ne si shoqëri civile dhe publiku i gjerë me i monitoru investimet publike që bëhen në Kosovë. Ligji është mjaft i ri, më herët ka qenë ligji për informatorë, ne kemi lobuar shumë që të amandamentohen nene të caktuara të atij ligji dhe jemi shumë të kënaqur që është bërë ligji i ri për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ne jemi duke monitoruar zbatimin e këtj ligji i cili është duke u zbatuar në masa të caktuara sa i përket emërimit të zyrtarëve përgjegjës nëpër institucionet e Kosovës, por ka ngecur miratimi i një rregulloreje e cila cakton  punën e zyrtarëve përgjegjës se si duhet trajtuar rastet e sinjalizimit në vendet ku ata punojnë prej kolegëve apo personave të tjerë”, tha Buzhala.

Buzhala,  tha se komuna e Ferizajt ka emëruar zyrtarin përgjegjës i cili hulumton dhe trajton rastet e sinjalizimit, por mos hartimi i akteve nënligjore ka bërë që puna e tij të mbetet në gjysmë.

 “Komuna e Ferizajt e ka emëruar zyrtarin përgjegjës që ka qenë obligative, që do t’i trajtoj dhe hulumtoj rastet  e sinjalizimit, por deri këtu ka mbetur në përgjithësi, pasi ende nuk është bërë drafti final i rregullores dhe nuk është miratuar kjo rregullore për shkaqe të ndryshme si rrëzimi i qeverisë, por po shpresojmë që tani kanë me fillu punën grupet e Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që me miratu sa më shpejtë rregulloren për zyrtarët përgjegjës se si me i trajtu rastet e sinjalizimit”, tha Buzhala.

Ky projekt është i financuar nga granti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending