Connect with us

Ferizaj

Spitali i Ferizajt moblizohet kundër koronavirusit

Published

on

Spitali Rajonal i Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi, edhe pse në këtë spital  deri tani nuk është identifikuar asnjë rast i dyshimtë me këtë virus.

Drejtori i këtij spitali Jeton Zeqiri, tha se nuk ka hapësirë për panik nga virusi korona, por sidoqoftë theksoi se kanë ndërmarrë masat e nevojshme kundër tij. Zeqiri tha se një ndër masat që kanë ndërmarrë është edhe sigurimi i një karantine.

“Edhe ne si spital rajonal jemi mobilizuar, i kemi përfillur të gjitha rekomandimet e OBSH-së, por edhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë që jemi të gatshëm të dërgojmë raporte ditore për raste që janë të dyshura. Jemi përgatitur me të gjitha materialet nëse vie një rast, kemi identifikuar një dhomë karantinë nëse paraqitet  një rast për të bërë izolimin e atij rasti, kemi bërë dezinfektimin e spitalit, kemi siguruar dezinfektues, jemi duke mbajtur  ligjërata me mjekë për procedurat që duhet të ndërmerren në menaxhimin e përhapjes së këtij virusi, por edhe në bashkëpunim me studentë janë organizuar disa informime nëpër çerdhe dhe në shkollat tona për ngritjen e nivelit të higjienës si masë parandaluese prej infektimit të këtij virusi”, tha Zeqiri.

 Zeiqri, tha se në rast se edhe në Kosovë shfaqet ky virus, i cili me shpejtësi të madhe ka nisur të përhapet në disa prej shteteve më të mëdha në botë, kanë kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e tij.

 “Kjo është një gjendje gripoze, nuk duhet të shqetësohemi në masë të madhe, është një virus i zakonshëm si virueset e tjera, por mënyra e përhapjes është më e shpejtë se virueset e tjera, ne për momentin si Kosovë nuk jemi të rrezikuar për arsye të frekuentimit të vogël të shteteve endemike. Si institucion jemi të përgatitur, kemi kapacitet të mirë, kështu që  shpresoj dhe besoj që koronavirusi nuk do të atakoj drejtpërdrejt me banorët e Kosovës, por në qoftë se shfaqet një gjendje e tillë ne jemi të përgatitur, të informuar dhe të trajtuar nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Zeqiri.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se koronavirusi i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet pështymës, kollitjes dhe teshtitjes, kontakteve personale të drejtpërdrejta, duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura gojën, hundën apo sytë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending