Connect with us

Ferizaj

Këshilli i pajtimit të gjaqeve shënon 30 vjetorin e themelimit

Published

on

Këshilli i pajtimit të gjaqeve ka shënuar sot 30 vjetorin e themelimit të tij. Në një ceremoni që u organizua në hapësirat e Universitetit të Ferizajt u kujtua nisma e Anton Çetës  dhe e veprimtarëve të tjerë që nisën aksionin atdhetar e humanitar të faljes së gjaqeve, që asokohe si dukuri kishte shtrirë rrënjë shumë thellë anembanë vendit.

Veprimtarë e anëtarë të këshillit të dikurshëm lokal të pajtimit, thanë se aksioni i këshillit të gjaqeve ishte organizimi më frytdhënës i kombit shqiptar, duke e quajtur akt etnokulturor.

“Normalisht fillimet ishin tubimi i djemve dhe vajzave të cilët ndjenin nevojën që të bënin diçka dhe ajo diçka ishte momenti i frymëzimit i ngacmimit të ndjenjave patriotike të njerëzve për t’iu bashkëngjitur këtij aksioni. Ne kemi qenë koshient që do të arrihet ajo që në fund u arrit që në tërë Kosovën dhe trojet shqiptare përfundoi vëlla vrasja dhe gjakmarrja tek shqiptarët të shkoj në kujtesën e keqe historike”, tha Ismail Hasani, veprimtar.

“Fillimi i pajtimit të gjaqeve kishte qëllimin e nisjes së bashkimit të shqiptarëve të pajtohemi mes vete se kishim me kënd të luftojmë, me armikun shekullor dhe filluam me pajtimin e gjaqeve mes popullit dhe ku më pas vie edhe organizimi ushtarak deri tek lufta çlirimtare. Veprimtaria e rinisë së Ferizajt nga 18 marsi deri më 7 maj pajtoi 39 gjaqe në komunën e Ferizajt, 18 plagë dhe 18 ngatërresa”, tha Liman Rushiti, veprimtar.

“Grupi për pajtimin e gjaqeve në ato rrethana të veprimit ishte shndërruar në një institucion shpresëdhënës për popullin shqiptarë. Falja e gjaqeve do të kryhej për hirë të unitetit kombëtar e për hirë të politikës ku kjo lëvizje habiti botën e qytetëruar”, tha Xhevat Kryeziu, veprimtar.

Edhe nikoqiri i kësaj ceremonie, rektori i universitetit të Ferizajt Agron Bajraktari, tha se këshilli i pajtimit të gjaqeve ishte kthesa më e rëndësishme historike që pati populli  shqiptarë.

Nga aspekti historik i ngritjes së vetëdijes së organizimit fillimisht paqësor pastaj ushtarak të vendit tonë do të jetë një nga hapat më të mëdhenjë që i ka ndodhur popullit tonë ndër shekuj” ,tha Bajraktari.

Në përvjetorin e 30 të këshillit të pajtimit të gjaqeve u promovua edhe një libër i titulluar “Kronikë pajtimesh”, të autorëve Raif Musa dhe Valdete Bajrami- Musa, të cilët ishin edhe anëtarë të këtij këshilli.

“Këtë libër që e keni para vetës është një kronikë e përshkruar e secilit nga ne që në shtëpi dhe në odë kemi shkuar në vitet e 90-ta dhe kemi vrapuar dy vite me radhë parreshtuar që të zhdukim gjakmarrjen. Ne jemi nis dhe kemi vepruar nga ajo thënia profetike që falja e gjakut nuk ndryshon të kaluarën, por e ndryshon të ardhmen dhe ne e kemi ndryshuar të ardhmen me veprimin tonë që  e kemi bërë në vitet e 90-ta“, tha Raif Musa.

Këshilli per pajtimin e gjaqeve në Kosovë që nga themelimi i tij ka arritur të  ndalojë hakmarrjen tek më shumë se 2500 familje dhe të zgjidhë ngatërresat ndërmjet qindra familjeve të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending