Connect with us

Ferizaj

Berisha kërkon hetime për keqpërdorime në Drejtorinë e Shëndetësisë

Published

on

Drejtori i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale në Ferizaj Besnik Berisha, gjatë raportimit të punës katërmujore të dikasterit që ai udhëheq, bëri të ditur se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt që të nis hetimet ndaj disa parregullsive të cilat janë bërë në Drejtorinë e Shëndetësisë në kohën e LDK-së. Berisha tha se në mesin e këtyre parregullsive ka gjetur edhe falsifikime të dokumenteve e keqpërdorim të parasë.

 “Dje kam dorëzu te Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, kam deponu një kërkesë për hetime për 5 pika. Është gala mbrëmja, në veçanti rasti i 14 mijë eurove që janë dhënë nga një donator në korrik të 2015-ës dhe janë kthy jashtëligjshëm në dhjetor të 2017-ës, rasti i dytë është ndërhyja në listën për shtëpi të skamnorëve që është punë e falsifikimit dhe kam kërku hetim për këtë rast, rasti i tretë është puna e furnizimit me pajisje që nuk i përkasin shëndetësisë primare, pastaj kam kërku që të shikohet puna e pajisjeve që i kanë dërgu rotarianët britanez, e dimë se kanë ardhur deri në doganë, por më tutje nuk dimë, si dhe puna e pagesës së rrugës kam kërku hetim sepse është dëmtim i buxhetit diku në vlerë 9 mijë euro vjetore”, tha Berisha.

Berisha tha se për keqpërdorime, organeve të hetuesisë i janë drejtuar edhe udhëheqësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Tri lëndë drejtori i QKMF-së me aprovimin e Këshillit Drejtues i ka çu në hetuesi apo krime ekonomike, është fjala për dy fotokopje që janë ardhur të përdorura, për një gyp të rëntgenit i cili na ka shkaktu problem të madh, pushteti i kaluar i ka thirrur njerëzit e paautorizuar të cilët e kanë marrë gypin dhe kanë punu në punëtori të veta dhe e kanë djegur edhe pllakën dhe tani është i pariparueshëm ai rëntgen, kemi bërë procedurën e tenderimit, mirëpo çka është më e keqja dje 19 mijë euro prej këtij projekti na i ka marrë përmbaruesi dhe është shumë e dhimbshme që për pajisje mjekësore thesari na i merr mjetet dhe është një projekt që është bërë pa miratim, është një projekt  ku janë shkaktuar shpenzime, është paguar nga buxheti i komunës, ndërsa nuk ka pas aprovim me shkrim të projektit”, tha Berisha.

Sa i përket punëtorëve shëndetësor që ishin të angazhuar përmes një marrëveshje me organizatën “Caritas Kosova”, Berisha tha se janë në bisedime për një kontratë të re me këtë organizatë, pasi tashmë kanë shlyer 225 mijë euro borxh nga 292 mijë sa ka qenë në total. Ndërsa, lidhur me mungesën e mjekëve nëpër punkte shëndetësore, ai tha se edhe kjo situatë është meritë e pushtetit të kaluar, pasi sipas tij, kanë angazhuar përkthyes  të gjuhëve shqip–serbisht në vend të punësimit të mjekëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending