Connect with us

Ferizaj

Bizneset ferizajase në hall me ndërprerjet e rrymës

Published

on

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, pa ndonjë paralajmërim nga KEDS-i, po shqetësojnë pronarët e bizneseve që operojnë përgjatë rrugës ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj. Ata thonë se përveç dëmeve financiare, problemet me rrymë po u shkaktojnë edhe stres.

“Shumicën e kohës jena pa rrymë, sidomos në vikende, ma shumë se gjysma e ditës pa rrymë, po na paraqet probleme në punë se nuk po mundemi me i kry porositë, bëjmë ankesa çdo ditë, por s’po ki edhe ku me u anku, edhe dëme sa dush po më shkaktohet, shumë herë më është dashur me gjuajt komplet mishin se ka nejtë në frigorifer pa rrymë e më është dashur me gjujtë se s’muj t’i  helmoj njerëzit”, tha Bujar Duraku, pronar biznesi.

“Ne si biznes jemi të dëmtuar, por edhe më shumë të nevrikosur pasi me fatura jemi zero dhe kjo po na bën me u ndi edhe më keq, pasi kjo pjesë ka shumë ndalje të rrymës, po dëmtohemi me aparatura, me kafe, mysafirët nuk ndihen mirë për shkak të gjeneratorit, sot nuk pati rrymë i thirra thanë që në ora 12:00 vjen për çudi erdhi në ora 11:00, para një jave në ora 09:00 është ndalur ka ardhur në orën 22:30, gjeneratori ke tu fluturu, çka me ba, nganjëherë po biem gati se në depresion, s’di ku është problemi”,  tha Selman Selmani, pronar biznesi.

“Probleme shumë, zakonisht kemi probleme me makina e aparate që janë me rrymë, kohën e fundit e kanë rregulluar pak se më herët nuk ka qenë fare stabile, ka qenë rryma e dobët, kohën e fundit kam qenë thuajse numër një që kam thirrur në KEDS me marr informata se zgjatë reduktimi, por asnjëherë nuk marr përgjigje të saktë se sa zgjatë ndërprerja e rrymës”, tha Arben Misini, pronar biznesi.

Për të kuptuar arsyen e këtyre ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike, Televizioni Tema kontaktoi me udhëheqës të KEDS-it në Ferizaj, mirëpo nuk mori asnjë përgjigje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending