Connect with us

Ferizaj

Rreth 100 mijë euro investime në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Në kuadër të renovimeve që po bëhen në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ditëve të fundit ka pasur edhe donacione të shumta. Sot drejtues të këtij spitali kanë përuruar investimet e reja të bëra në repartin e Emërgjencës, si dhe disa pajisje të rëndësishme në repartin e Kirurgjisë. Drejtori Jeton Zeqiri, tregoi se me këto investime po i kthehet rëndësia shëndetësisë në këtë qytet.

“Emërgjenca e Spitalit të Ferizajt për herë të parë posedon oksigjenimin qendror, monitoring të ri, shtretër të ri dhe komplet është bërë edhe çështja e organizimit sa i përket Kirurgjisë së vogël që deri më tani ka qenë në repart, por tash e tutje do ta gëzojmë këtë shërbim edhe në kuadër të Emërgjencës, është renovuar edhe rentgeni.  Sa i përket kostos këtu i kemi dy mënyra të financimit, me buxhet vetanak, ku kap shumën prej 64 mijë euro ku është blerë gastroskopi, kolonoskopi dhe inventari, kurse pjesa e donacionit kap vlerën prej 32 mijë eurove ku ka kontribuar firma ”Medika”, kompania ”Madekos”, si dhe fondacioni dr. Sami Spahiu”, tha drejtori Jeton Zeqiri.

Këto investime të reja në Spitalin Rajonal të Ferizajt, u panë nga afër edhe nga këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Ardian Ferizi. Ai tha se në bazë të hulumtimeve që po bëhen nga organizata të ndryshme të vendit po del që komuna e Ferizajt së fundi ka pasur ngritje të theksuar si në aspektin e cilësisë së shërbimeve, po ashtu edhe në infrastrukturën e brendshme të këtij institucioni.

“Ne jemi kthyer jo vetëm nga QKUK-ja, por edhe në investimet që i duhen spitaleve rajonale, ku edhe për vitin e ardhshëm planifikojmë të blejmë edhe të tjera pajisje të reja e të nevojshme duke plotësuar edhe planifikimin që jemi duke e bërë edhe për ngritjen e kapaciteteve për spitalin e ri, si në aspektin e burimeve njerëzore, por edhe ato të kapaciteteve menaxheriale. Jemi duke punuar shumë duke pasur parasysh që duhet të punësojmë edhe shumë specialistë të tjerë dhe  staf të mesëm” , tha Ferizi.

Derisa këtë vit Spitali i Ferizajt u tha se ka punësuar rreth 60 punëtorë të ri, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë paralajmëruan se një numër tjetër i stafit shëndetësor do të angazhohet në vitin tjetër, ndërsa pjesa më e madhe e punësimit të punëtorëve shëndetësor do të bëhet gjatë vitit 2021, kur pritet të filloj së funksionuari spitali i ri.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending