Connect with us

Ferizaj

Trajneret Amerikane në përkrahje të basketbollisteve Ferizajase

Published

on

Këto basketbolliste të reja ferizajase e kishin një ditë fatlume, meqë  në mesin e tyre po qëndrojnë dy trajnere të njohura botërore të basketbollit, Ruthie Bolton dhe Chineze Nwagbo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ato gjenden në Kosovë me inciativën e Abmasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Qëllimi i vizitës së tyre është shprehja e përkrahjes për basketbollistet e reja dhe senzibilizImin e opinjonit në Kosovë për të mbështetur femrat që mirren me sport, në këtë rast me basketboll.
Trajnerja Ruthie Bolton thotë se qëndrimi në Kosovë është një eksperiencë e veçantë për të:

“Unë jam nga Mississippi, por jetoj në Kaliforni ne SHBA, jam këtu me programin e sportit të Ambasadës Amerikane dhe jam shumë e emocionuar,është nje eksperiencë e shkëlqyer. Unë e bëj këtë punë gati 10 vite dhe duke përdorur basketbollin si një mundesi për të kaluar pengesat mes familjeve, komuniteteve, shteteve eshte nje gje e shkelqyer andaj sot edhe pse do te bejme ushtrime, do te jemi ne fushe. Ky moment, kjo eksperience është shumë më e madhe se nje loje”, tha Ruthie Bolton

Ndërsa Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, tha se qëndrimi i këtyre dy trajnereve Amerikane në Kosovë, do të ndikojë në rritjen e numrit të femrave që të mirren me basketboll.

“Është një projekt i përbashkët me Amasadën Amerikane, kemi arritur që ti sjellim dy ish-basketbolliste të famshme nga SHBA-ja, të cilat kanë një karrier të bujshme duke përfaqësuar Amerikën disa herë në lojëra olimpike në kampionate botërore, të cilat pas përfundimit të karrieres e kanë vazhduar karrierën e tyre si trajnere, dhe ne e kemi shfrytzuar ratin që me i sjell këtu që me i motivu basketbollistet tona që me u mirr me basketboll”,- tha Dushku.

Ruthie Bolton është ish -lojtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë për femra, WNBA, ndërsa pas përfundimit të karrierës si basketbolliste, Bolton ka filluar punën si trajnere për ekipe të ndryshme në SHBA.
Ndërsa Chineze Nwagbo krahas si basketbolliste në SHBA, ajo ka luajtur edhe në Evropë, Brazil. e disa vende të tjera. Aktualisht Nëagbo, punon për NBA në Kinë në programet bazë të NBA Junior. 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending