Connect with us

Kosovë

Mbahen garat në Bowling

Published

on

Në kuader të ”Javës Evropiane të Sportit” e cila ka nisur dje në Kosovë, sot janë zhvilluar disa aktivitete sportive. Ishin mbi  60 dashamirë të Bowling-ut,  kryesisht të rinj me nevoja të veçanta dhe ata me sindromën Down, të cilët morën pjesë në garën e organizuar nga Federata e Bowling-ut te Kosovës.

Sekretari i kësaj federate, Mirsad Sejdiu, tha se motoja e këtij aktiviteti është “Boëling për të gjithë”, prandaj dhe kanë bërë bashkë në këtë garë të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Osman Gashi nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, tha se përmes këtyre aktiviteve sportive synohet ngritja e vetëdijes së shoqërisë që të merren me sport. Sipas tij, ky  qëllim tashmë është  arritur, meqë në aktivitetet e kësaj jave do të angazhohen mbi 22 mijë qytetarë.

Pjesëmarrësit e garës dhe shoqëruesit e tyre u shprehën se ky është aktiviteti më i mirë sportiv në të cilin ata kishin marrë pjesë ndonjëherë.

Gjyqtari Armend Berisha, tha se është hera e parë të ketë referuar ndonjë ndeshje të tillë dhe se ky ishte referimi më emocionues për të deri tani.

”Java Evropiane e Sportit”, e cila organizohet nën patronatin e ministrit Kujtim Gashi, do të mbahet në tërë Kosovën për tetë ditë rresht dhe janë të parapara mbi 80 aktivitete sportive. Aktivitetete të ngjashme në të njejtën kohë po mbahen  edhe në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Miratohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Published

on

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, në të cilin konstatohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Vendimi u bë i ditur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës  Besnik Tahiri i cili njoftoi se raporti u votua me 31 vota për, 4 kundër dhe një abstenim.

“Në Komitet deputetët ishin të ndarë. Në njërën anë, Serbia kundërshtonte dhe në anën tjetër kishte pothuajse konsensus në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës”, shkroi Tahiri në Twitter.

Tani procesi vazhdon në Asamblenë Parlamentare dhe nëse merr miratimin edhe në këtë institucion, atëherë vendimin përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në takimin e planifikuar për në muajin maj.

]Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ky vazhdimi i procesit u bë i mundshëm pas jetësimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, që ishte njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Continue Reading

Kosovë

Bedri Hamza edhe zyrtarisht kandidat i PDK-së për kryeministër

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza,  është nominuar si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në konferencën e sotme për media, Krasniqi tha se Bedri Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.

Krasniqi tha se ky vendim nuk nënkupton se ai si kryetar i partisë po e shmang një përgjegjësi, por që sot vendit i duhet një qeveri e re që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore dhe gjithëpërfshirëse.

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, më herët ka qenë Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Ministër i Financave në dy raste dhe deputet në Kuvendin e Kosovës  për dy mandate.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Kosovë.

Ditëve të fundit, partitë opozitare kanë intensifikuar kërkesat për zgjedhje të reja me dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Por Kurti ka thënë se nuk sheh arsye të japë dorëheqje, ndërsa ka rekomanduar opozitën që ta shpërbëjë Kuvendin e më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “SUBVENCIONET V”

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 18 të pandehurve me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’

Aktakuza është ngritur kundër 8 të pandehurve si persona zyrtar, prej tyre 4 të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 2 të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, 1 zyrtar në Komunën e Kllokotit, një 1 zyrtar në Komunën e Vitisë dhe ndaj 10 të pandehur të tjerë qytetar.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000 €.

Continue Reading

Trending