Connect with us

Ferizaj

Federata Botërore e Karatesë akrediton 3 trajnerë ferizajas

Published

on

Federata Botërore e Karatesë ka akredituar tre trajnerë karateistë nga qyteti i Ferizajt, në mesin e shumë trajnerëve nga vende të ndryshme të botës.

Njëri nga ta është Qëndrim Shaqiri nga klubi i karatesë “Sharri” nga Ferizaj. Shaqiri, thotë se kjo certifikatë do t’i mundësoj që të jetë pranë garuesve të tij kur marrin pjesë në garat botërore.

 ”Është hera e dytë në Ferizaj që vie pasi në 2018 kryetrajneri i klubit tonë është Shemsi Shaqiri është akredituar nga kjo federatë botërore. Është një periudhë që shkon hap pas hapi për me u ngrit në anën profesionale, por edhe teknike. Ky akreditim është primar dhe kryesore pasi unë tani kam të drejtë që me garues të mi të jem prapa tyre në arenat ndërkombëtare e botërore. Tani jemi duke u përgatitë për kampionatin botëror në Slloveni dhe liga e të rinjve në Itali, me këtë akreditim tani unë kam të drejtë të jem prezent vet dhe të jem i ulur prapa në karrige me garuesit e mi, kjo është mundësia, që është hera e parë që bëhet për mua”, tha Shaqiri.

Një tjetër trajner që është pajisur me një certifikatë të tillë nga Federata Botërore e Karatesë është Raif Musa, trajner i klubit të karatesë “Kastrioti”. Edhe Musa thotë se ky akreditim është një sukses në vete.

“Në qershor të këtij viti ne kemi prezantuar në Umag ku ka qenë kupa botërore njëkohësisht ka qenë edhe mundësia me hy në test për me u akreditu nga FBK- ja në cilësinë e trajnerëve, aty e kemi shfrytëzuar rastin përveç garave edhe jemi akredituar, kurse tani na kanë ardhur certifikatat, është një arritje personale, por edhe për gjenerata e reja pasi ne i arrijmë  këto për ta dhe shpresoj që në të ardhmen edhe gjeneratat e reja me arrit njëjtë. Unë falënderoj Federatën që na e ka mundësuar këtë“, tha Musa.

 Përveç Shaqirit e Musës, Federata Botëore e Karatesë ka akredituar edhe trajnerin Halil Mahalla nga klubi i karatesë “Kastrioti”.

Në  listën e Federatës Botërore të Karatesë gjenden rreth 30 trajnerë nga Kosova që janë të akredituar nga kjo federatë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending