Connect with us

Ferizaj

Bizneset artizanale në zhdukje

Published

on

Njëri ndër zanatet më të vjetra në qytetin e Ferizajt është ai i këpucëtarit. Edhe pse punët tradicionale në ditët e sotme rrezikojnë të zhduken, Genton Sojeva ka vite që merret me këtë zanatë. Ai thotë se këtë punë e ka trashëguar nga babai i tij, mirëpo në ditët e sotme, interesimi për rregullimin e këpucëve nuk është siç ka qenë më herët.

“Babai im i ndjerë ka punuar 56 vite këtë punë, unë e kam trashëguar nga ai. Unë e punoj këtë punë që 18 vite. E kam dashur, është punë e mirë dhe punoj tamam me qejf. Ka dallim të madh sepse më parë ka pasur më shumë punë, tash më pak, është problemi që ka zgjedhje tash për shembull janë këpucët lirë dhe pastaj i blejnë lirë, nuk kanë llogari të vijnë t’i rregullojnë, vetëm kur i blejnë shtrenjtë atëherë  vijnë i rregullojnë. Për shkak që taket kanë problem me femra kemi punë më shumë, me meshkuj kemi më pak, sepse janë ndoshta më të forta pak, nuk po e di”, tha Genton Sojeva.

Edhe pse interesimi nga qytetarët për t’u marrë me këtë zanatë nuk është i madh, Sojeva thotë se do ta vazhdoj atë edhe në të ardhmen.

Më herët ka pasur shumë kërkesa që të vijnë ta bëjnë këtë punë, të bëhen zejtarë, por në 10 vitet e fundit nuk ka njerëz që vijnë edhe thonë kam dëshirë të bëj këtë zanatë. Unë sa të jem gjallë besoj që do e vazhdoj këtë punë”, tha Genton Sojeva.

Familja Sojeva punëtorinë e tyre të këpucëtarisë e ka hapur nga viti 1994.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending