Connect with us

Ferizaj

Anulohen aktivitetet kulturore të parapara për muajin qershor

Published

on

Të gjitha aktivitetet kulturore që Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj kishte paraparë që të mbahen gjatë këtij muaji janë anuluar.

Udhëheqësi i Sektorit të Kulturës në këtë komunë Sabri Pajaziti, tha se një vendim të tillë e kanë marrë për shkak të pandemisë Covid-19.

“Më 2 qershor fillojmë me ekspozitën tradicionale që në 10 vitet e fundit është bërë traditë, më pas është “Ora e Astritit’’, janë koncertet e ndryshme, shfaqjet premierë, shfaqjet mysafire dhe të gjitha janë anuluar, por me rekomandimet e Institutit dhe instancave të komunës i kemi anuluar të gjitha aktivitetet edhe kulturore edhe rinore”, tha Pajaziti.

Pajaziti tha se pandemia Covid-19 nuk ka lënë pa e dëmtuar edhe kulturën.

“Është evidente se një varg aktivitetesh janë anuluar, shumë aktivitete letrare janë anuluar, shumë koncerte e shumë shfaqje teatrale. Natyrisht se kjo pandemi e ka dëmtuar edhe kulturën, por është një gjë që ka përfshirë thuajse gjithçka dhe ne jemi pajtuar me këtë”, tha Pajaziti.

Aktivitete nuk do të ketë as në Ditën e Çlirimit të Feriajt, përveç homazheve në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending