Connect with us

Ferizaj

Ndahen kupa e medalje për klubet kampione në kategoritë U13, U15 dhe U17

Published

on

Lidhja Rajonale e Futbollit të  Ferizajt së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës organizuan sot ceremoninë për ndarjen e kupave për  klubet kampione në kategoritë  U13, U15 dhe U17.

 Kampionët të cilët kishin trimfuar gjatë sezonit ishin klubi i futbollit “Dinamo”, ai i “Vizioni”-it dhe klubi i futbollit “Ferizaj”, të cilët sot edhe u shpërblyen me kupa e medalje për suksesin e arritur.

“Sot i kemi thirrur për me ua nda nga një shpërblim kampionëve edhe pse në gjysmë të kampionatit nuk ndahen shpërblime, por duke e parë situatën me pandeminë vendosëm t’i shpërndajmë sot. Sot janë paraparë që klubi i “Dinamos”, “Vizioni” dhe ”Ferizaj” që janë kampion të marrin kupat dhe medalje”, tha   Afrim Haliti, kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt.

Trajnerët e klubeve triumfuese thanë se këto medalje dhe kupa do të jenë motiv për lojtarët.

Sot kemi marrë medalje dhe kupa për vendin e parë, për shkak të pandemisë që u ndërpre kampionati ne kemi qenë në vend të parë dhe jemi shpallur kamipon dhe sot Lidhja Rajonale e Futbollit po i shpërndanë mirënjohjet për vendin e parë dhe të dytë, këto medalje janë të mira për lojtarë pasi rrisin motivin për punë, për lojë e për gara, pasi kjo kohë është pak e vështirë për fëmijë, por po  shpresojmë që në vjeshtë do t’i rikthehemi normalitetit”, tha  Fatlum Hajrullahu, trajner i  KF “Ferizaj” për pionerët.

 “Është një motiv shtesë pasi që marrë parasysh kohën e pandemisë e cila na ka neglizhuar punën dhe si shpërblim që kemi qenë në vendin e parë në gara regjionale sot edhe jemi duke u shpërblyer”, tha  Vigan Shaqiri, trajner i KF “Vizioni”.

“Çdo trajner po të ishte në pozitën tonë do ta ndjente vetën krenarë dhe të lumtur, edhe ne sot kemi arsye të gëzohemi, pasi me punën që kemi bërë kemi arritur ta realizojmë qëllimin si ekipi më i mirë në regjionin e Ferizajt për U13”, tha Fatos  Ademi, trajner i KF “Dinamo”.

Komiteti Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës tashmë e ka shpallur të mbyllur ciklin garues 2019/20 për grupmoshat e reja.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending