Connect with us

Ferizaj

Fillon së zbatuari marrëveshja për ndërtimin e shtëpive për nevojtarët

Published

on

Kjo shtëpi në ndërtim e sipër po bëhet gati për familjen Limani nga fshati Slivovë i Ferizajt, e cila jeton në kushte jo të mira banimi.

Kjo familje e cila të ardhur të vetme e ka ndihmën sociale, është përzgjedhur në mesin e 10 familjeve që do t’u ndërtohen shtëpi nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe komuna e Ferizajt, në bazë të një marrëveshje që ata e kanë nënshkruar para 2 muajsh.

E zonja e shtëpisë Mirvete Limani, thotë se çdo ditë zgjohet me gëzim kur e di se së shpejti do të jetoj në shtëpi të re.

“Jemi duke qëndruar me një dhomë së bashku me burrin. I kemi çu letrat në komunë dhe ke kismet u nis shtëpia. Jam shumë e lumtur që do të dalë në shtëpi të re, falënderoj Halil Kastratin dhe komunën e Ferizajt që na kanë shti në listë neve”, tha  Limani.

Koordinatori i memorandumit të bashkëpunimit midis shoqatës ”Jetimat e Ballkanit” dhe komunës së Ferizajt, Agon Zhinipotoku, tha se shumë shpejt 10 familjet përfituese do të hyjnë nëpër shtëpi të reja, ndërsa janë duke e përpiluar listën edhe për 5 shtëpi  të tjera, të cilat i ka premtuar Halil Kastrati jashtë marrëveshjes.

“Punët janë duke shkuar shumë mirë, shumica  e shtëpive janë afër finalizimit dhe shumë shpejt pritet të dorëzohen çelësat për secilën familje përfituese. Po ashtu jemi duke përpiluar listën edhe për 5 familje shtesë që do të jenë nga shoqata ”Jetimat e Ballkanit”, tha Zhinipotoku.

Zhinipotoku thotë se ka qenë e vështirë të bëjnë përzgjedhjen e familjeve përfituese, meqë kërkesat janë të shumta.

“Është një punë shumë e vështirë pasi nuk e dimë se ku mund të gabosh, por jemi munduar që rastet më të rënda t’i përzgjedhim“, tha Zhinipotoku.

Sipas memorandumit të bashkëpunimit që është nënshkruar nga humanisti Halil Kastrati dhe  kryetari Agim Aliu, secila shtëpi do të kushtoj nga 20 mijë euro, ku nga 15 mijë euro sigurohen prej shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa komuna e Ferizajt është participuese me nga 5 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending