Connect with us

Ferizaj

Hapet Panairi i Librit në Ferizaj

Published

on

Edicioni i dytë i Panairit të Librit është hapur sot në Ferizaj. Në këtë panair shkrimtarë dhe dhjetëra shtëpi botuese ekspozuan tituj të librave të ndryshëm.

Pjesëmarrësit e këtij panairi thanë se kjo është një mundësi e mirë që lexuesve t’ua sjellin librat sa më afër.

“Mirë është duke shkuar, sot është dita e parë dhe besoj derisa të përhapet lajmi se është panairi. Kemi diku rreth 30 tituj, kanë të bëjnë me biznes, psikologji, ka interesim të moshave të ndryshme, prandaj paniret janë reklamë e mirë dhe sidomos kur organizohen në qytete të ndryshme“, tha Jetmir Kërqeli nga shtëpia botuese “Buzuku dhe Pema”.

“Është shumë mirë, panairet janë mundësi e mirë për të gjithë edhe botuesit edhe lexuesit, ka ngritje të leximit të librit, nuk është keq, edhe pse duhet të jetë edhe më mirë”, tha Zymer Haliti.

Edhe lexuesit e mirëpritën këtë panair.

“Është një punë shumë e mirë që ia vlen të organizohet më shpesh, libri është arma më e fortë, nëse don me pas armë merre librin”, tha Mustafë Beqiri, vizitor i panairit.

“Po më vjen mirë që panairi po mbahet në Ferizaj, jam lexues i rregullt, jam fans i filozofisë, kështu që shikova se çka ka prej filozofisë, çmimi po duket i lirë, përveç që ka sasi të mjaftueshme edhe çmimet janë të mira, panairet gjithmonë janë mundësi e mirë për çdo gjë”, tha Flamur Sallahu, vizitor i panairit.

Pjesë e hapjes së këtij panairi ishin edhe figura politike. Zëvendësministri i Kulturës Halil Matoshi, tha se kjo ministri planifikon që të ndihmoj këtë sektor.

“Ministria  e Kulturës pos që  e ka mbështetur këtë aktivitet sivjet, 160 mijë euro i ka dhënë për autorët, botuesit, e shpërndarësit e librit, po ashtu planifikojmë që edhe 100 mijë euro  t’i investojmë në librin, sepse shkrimtari gjerman ka thënë libri është armë, merre në dorë”, tha Matoshi.

“Pandemia ka stopuar shumë procese dhe hapja e disa mundësive për aktivitete shtesë po besoj që është mirë për të gjithë edhe për dashamirët e librit, atyre të artit e kulturës dhe ky panair është mundësi e mirë për t’u takuar të gjithë së bashku”, tha Eliza Hoxha, deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Kënaqësi të shohim se po ndërtojmë një kulturë të paraqitjes së mirë të librit, po vërehet qartë që qytetarët e duan librin, prandaj është detyrë e jona që t’ua sjellim librin më afër”, tha Gazmend Bytyçi, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kurse, udhëheqësja e Klubit Letrar ”De Rada” në Ferizaj, klub ky që është organizator i këtij panairi, kërkoi nga qytetarët që ta vizitojnë këtë panair.

“Unë i falënderoj të gjithë botuesit që i janë përgjigjur ftesës sonë që të jenë sot këtu që t’i ofrojnë botimet e tyre për lexuesit tanë, ndërsa qytetarët i ftoj që ta vizitojnë panairin, që të investojnë në këtë lëmi, të blejnë libra sepse ky është investimi më jetëgjatë që mund të bëhet”, tha Zyrafete Shala.

Panairi i Librit “Ferizaj 2020” do të qëndroj i hapur tri ditë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending