Connect with us

Ferizaj

Hapet konkursi për festivalin ‘’Kosovarja këndon’’

Published

on

Festivali më i vjetër i qytetit të Ferizajt “Kosovarja këndon” i cili daton që nga viti 1972 do të mbahet edhe këtë vit.

Për pranimin e femrave mbi moshën 16 vjeçare që e kanë pasion këndimin tashmë është hapur aplikimi. Udhëheqësi i Sektorit të Kulturës në këtë qytet Sabri Pajaziti, tha se rrethanat pandemike i kanë shtyrë të bëjnë disa lehtësira për aplikueset.

“Ditëve paraprake kemi hapur audicionin në bashkëpunim me bordin e ansamblit “Kastriotët” ku kanë filluar përgatitjet, është caktuar lokacioni ku do të mbahet audicioni në shkollën e muzikës dhe javën e  ardhshme do të përfundoj edhe afati i audicionit. Mundësia e aplikimit është ndarë në dy faza deri më 31 tetor dhe 7 nëntor. Sivjet është bërë lehtësim edhe në fushën e aplikimit, jemi marrë vesh që një pjesë e kandidatëve t’i përcjellin interpretimet e tyre përmes rrjeteve sociale. Deri më tash jemi të vendosur që koncerti të mbahet live por pa publik, ose me një publik ku mund të ruhet distanca”, theksoi Pajaziti.

Pajaziti thotë se situata pandemike ka krijuar disa ndryshime në organizim, por jo edhe në kritere.

“Festivali “Kosovarja këndon” është festival tradicional dhe ne po përpiqemi që ndoshta një ditë të futet edhe në mbrojtje të trashëgimisë shpirtërore të Kosovë pasi në rrethana kur është themeluar ky festival ka pasur një mision shumë fisnik në emancipimin e femrës shqiptare në fushën e muzikës dhe ruajtjen dhe kultivimin e muzikës popullore shqipe. Po të pyetesha unë si artist, festivali ”Kosovarja këndon” nuk do ta kisha ndryshuar kurrë në formën e prezantimit, ndërsa në fushën e organizimit po“, tha Pajaziti.

Festivali “Kosovarja këndon” tradicionalisht mbahet në vigjilje të Festës së Flamurit më 28 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Gjykimi ndaj dy ish drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit në Ferizaj vazhdon në maj

Published

on

Në mungesë të të akuzuarit Faik Grainca, të hënën në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka dështuar të mbahet seanca fillestare, në rastin ku përveç Graincës, për keqpërdorim të detyrëz zyrtare po akuzohen edhe Lulzim Aliu, Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu, transmeton Betimi për Drejtësi.

Në këtë rast, Grainca dhe Aliu po akuzohen se në cilësi të drejtorëve të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, e për vepër të njëjtë dhe në cilësi të zyrtarëve po të kësaj drejtorie po ngarkohen edhe Ramadani, Tahiri dhe Musliu.

Ndryshe, në aktakuzë thuhet se për të akuzuarin Faik Grainca ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 23 shtator 2016, në Ferizaj, si drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit pasuror për personin tjetër, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit për ndërtim numër 04/L-110, dhe nen 6 pika 4 të Ligjit për Trashëgimi Kulturore numër 02/L-88, pa pëlqimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka lëshuar leje ndërtimore me numër 04-351-90962, të datës 23.09.2016 për objektin e banimit kolektiv dhe afarist B+P+4, në parcelën kadastrale numër 3005-0, ZK Ferizaj, të pronarit F.G., i cili gjendet brenda perimetrit prej 50 metrave me ndërtesën ku është vendosur Biblioteka e Vogël e Qytetit – tani Arkivi Historik i Komunës së Ferizajt, e cila gjendet në listën e Trashëgimisë Kulturore si objekt i trashëgimisë arkitekturale me mbrojtje të përkohshme me numër unik 3471.

Ndërkaq, sipas pikës 2. të kësaj aktakuze i akuzuari Grainca, më 7 dhjetor 2017, në Ferizaj, po ashtu në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit ka keqpërdorur detyrën zyrtare, për shkak se ka ndaluar ekzekutimin e konkluzës të datës 27.11.2017 për lejimin e ekzekutimit të vendimit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis – Inspekcionit të Ndërtimtarisë, me numër 354-086 te datës 17 nëntor 2017, me të cilën është urdhëruar investitori “Hit Imperial” me pronarë F.G. që të rrënoj dhe të largoj mbindërtimin e filluar në katin e pestë pa leje ndërtimore, në objektin për banim kolektiv dhe afarist B+ , në parcelën kadastrale 3005-0, ZK Ferizaj.

Me këto  veprime, i njëjti ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtare” nga nen 422 par.1 të KPRK-ës numër 04/L-82.

Në dispozitivin II të aktakuzë, thuhet se akuzuari Lulzim Aliu, nga data 21 dhjetor 2017 e në vazhdimësi, si person zyrtar – drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt, ka keqpërdorur detyrën zyrtare ngase nuk ka ndërmarrë veprimet për ekzekutimin e konkluzës të Inspekcionit të Ndërtimtarisë numër 354-86 të datës 27.11.2017, për rrënimin e mbindërtimit të katit të pestë të objektit banesor dhe afarist B+P+4, në parcelën kadastrale 3005-0ZK Ferizaj, në rrugën “Tahir Sinani “në Ferizaj të investitorit “Hit Imperial” me pronarë F.G., i cili kishte vazhduar me mbindërtim pa leje ndërtimore të katit të pestë, edhe pse inspektorët e ndërtimtarisë kishin urdhëruar ndërprerjen e punimeve dhe kishin lëshuar konkluzë me të cilin urdhërohet rrënimi i mbindërtimit në këtë objekt, kurse investitori kishte vazhduar me mbindërtimin edhe të katër kateve, i cili objekt në vitin 2020 është legalizuar nga Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj.

Me këtë, i pandehuri Aliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 të KPRK-së numër 04/L-82.

Kurse, në dispozitivin III të akuzës, thuhet se e akuzuara Selvije Ramadani, si zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, në kundërshtim me neni 21 të Ligjit për Ndërtim, numër 04/L-110 dhe neni 6 pika 4 të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore numër 02/L-88, me rastin e shqyrtimit të kërkesës për leje ndërtimore me numër 351-90962/16 të datës 22.08.2016, të investitorit “Hit Imrerial” me pronare F.G., pa pëlqimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, ka dhënë vlerësimin se investitori i plotëson kushtet për lejen ndërtimore, për ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe afarist B+P+4, në parcelën kadastrale 3005-0. ZK Ferizaj, i cili objekt gjendet brenda perimetrit prej 50 metra me ndërtesën ku është vendosur Biblioteka e Vogël e Qytetit – tani Arkivi Historik i Komunës së Ferizajt, si objekt i Trashëgimisë Arkitekturale me mbrojtje të përkohshme i regjistruar me numër unik 3471.

Me këtë, e njëjta ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga nen 422 par.1 të KPRK-ës numër 04/L-82 .

Tutje, dispozitivi IV i kësaj akuze i ngarkon të akuzuarit Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu, se në cilësinë inspektorëve të ndërtimtarisë në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Midisit të kësaj komune më 16 dhe 24 nëntor 2017, nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me nen 33 të Ligjit për Ndërtim numër 04/L 110 dhe neni 24 dhe 44 të Ligjit numër 04/L-175 për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit, ngase me rastin e vizitës inspektuese në objektin ndërtimor B+P+4, në parcelën kadastrale numër 3005-0, ZK Ferizaj te investitorit “Hit Imperial” me pronarë F.G., i cili kishte filluar me mbindërtim e katit të pestë, për të cilin nuk posedonte leje ndërtimore, të njëjtit kanë përpiluar procesverbalet me numër 354/086 të datës 16.11.2017 dhe 354/091 te datës 24.11.2017, ku kanë konstatuar se investitori është duke vazhduar me mbindërtim pa leje ndërtimore, mirëpo nuk kanë vendosur shiritat për ndërprerjen e punimeve, por vetëm kanë marrë vendim me të cilin është urdhëruar investitori që të rrënoj pjesën e mbindërtimit, kurse me datë 27.11.2017 kanë nxjerrë konkluzë me te cilin lejohet ekzekutimi i vendimit për rrënimin e mbindërtimit pa leje ndërtimore, kurse mbindërtimi ka vazhduar edhe katër kate në mënyrë të papenguar nga inspektorët e ndërtimtarisë.

Me këtë, të njëjtit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës autoritetit zyrtar” nga nen 422 par.1 lidhur me nen 31 të KPRK-ës numër 04/L-82, transmeton Betimi për Drejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending